Tjetër pozë me bikini, Foinika lë mbresa me linjat trupore

Pos që është një personazh me ndikim në botën e kozmetikës, Foinika Kay mahnit me figurën e saj trupore. Këto ditë bukuroshja shqiptare i ka publikuar disa imazhe nga pushimet e saja në Karaibe duke vënë në plan të parë dukjen e saj.
Nga fotografitë më të fundit në Instagram, ku numëron mbi 1.6 milion ndjekës, ajo shfaqet me bikini të zeza duke mos e lënë askënd indiferent. “Një tjetër pozë me bikini”, kështu e ka përshkruar ajo fotografinë e publikuar në profilin e saj në Instagram.Ndryshe, blogerja me origjinë nga Peja, e cila jeton dhe vepron në New York dhe është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, njihet si një personalitet me ndikim në botën e kozmetikës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/01/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































