LAJMI I FUNDIT:

Tjera dyshime ndaj Ramiz Merkos – KSHPK kërkon nisje të procedurës penale: Ka verifikuar dokument të falsifikuar

Tjera dyshime ndaj Ramiz Merkos – KSHPK kërkon nisje të procedurës penale: Ka verifikuar dokument të falsifikuar

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) për rastin për tjetërsimin e 143 m2 pronë shtetërore në qendër të Strugës në seancën e sotme mori vendim për ngritje të nismës për procedurë penale kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, të punësuar në komunë, shoqëri gjeodezike, persona profesionistë, si dhe të rihetohet puna e gjykatësve nga Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative, njofton AMI.

“Hapen dyshime serioze për shfrytëzimi, ryshfet, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim tek personi zyrtar Ramiz Merko, tek kryetari i Komisionit, bashkëshortja e tij, persona gjeodetë, profesionistë, gjykatës dhe persona profesionistë nga Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative dhe e ashtuquajtura të ngrihet nismë për përndjekje penale, ndërsa parashtruesit do t’i japim propozim konformon nenit 66 nga ligji jonë që të kërkojë zhvlerësim të dokumentit të lëshuar nga kadastra”, theksoi kryetarja e KSHPK, Biëjana Ivanovska.

Duke e elaboruar procedurën Ivanovska tha se bëhet fjalë për truall në qendër të Strugës, e cila është tjetërsuar në Ineks Drim SHA Strugë, e ndërlidhur me një subjekt nga Austria, i cili pun9on në fushën e lojërave të fatit dhe bastoreve. Me këtë, siç shtoi ajo, para KSHPK hapen edhe dyshime për pastrim parash dhe mitmarrje për shkak të përfitimit të dobisë përmes tjetërsimit të tokës edhe atë në qendër të zonës qytetare të Strugës.


Siç tha ajo, me qëllim që të regjistrohet ky ilgalitet, kryetari Ramiz Merko ka verifikuar dokument të falsifikuar, në të cilin është evidentuar kalimi në anën jugore

Kryetarja e KSHPK-së poashtu tha se me rastin është konstatuar konflikt interesi për një person të punësuar në komunë, i cili ka qenë kryetar i Komisionit për tjetërsimin e tokave dhe i cili duke vepruar në rastin për Ineks Dram SHA Strugë për tjetërsim të tokës ndërtimore me marrëveshje të drejtpërdrejtë në cilësinë e kryetarit, pranoi një raport gjeodezik nga një firmë gjeodezike ku punonte dhe punon gruaja e tij. Në të njëjtën kohë, ai bëri të mundur që firma gjeodete të përfitonte nga pasuria dhe në këtë mënyrë të përfitonte edhe bashkëshortja e tij.

Kërkuesi është një person, pronar i një shtëpie, 10 m2 tokë e së cilës është e regjistruar si rrugë. Në keto 143 m2 përfshihet edhe rruga./KlanM/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori