LAJMI I FUNDIT:

Tive – biznesi i themeluar nga shqiptari Krenar Komoni fiton financim prej 54 milionë dollarësh

Tive – biznesi i themeluar nga shqiptari Krenar Komoni fiton financim prej 54 milionë dollarësh

Kompania Tive ka njoftuar se ka fituar 54 milionë dollarë financim të Serisë B të udhëhequr nga AXA Venture Partners me pjesëmarrje nga Sorenson Capital, Qualcomm Ventures, Fifth Wall, SJF Ventures dhe Floating Point Ventures.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Tive, Krenar Komoni rritjen e kompanisë ua atribuoi këtyre investitorëve.


“Shpallim raundin tonë të investimit të Serisë B në vlerë prej 54 milionë dollarësh! Nuk mund të kishim qenë këtu pa mbështetjen e klientëve tanë, ekipit tonë, investitorëve tanë, partnerëve tanë, familjeve tona dhe të gjithë të tjerëve që na kanë ndihmuar në këtë rrugëtim të mahnitshëm. Për të gjithë ne këtu në Tive Inc., kjo është kur puna jonë e vërtetë fillon të vazhdojë për t’u shërbyer më mirë klientëve tanë”, ka njoftuar Komoni në profilin e tij në Linkedin.

Krenar Komoni, shqiptari i suksesshëm në Amerikë - historia inspiruese e jetës së tij
Lexo po ashtu Krenar Komoni, shqiptari i suksesshëm në Amerikë - historia inspiruese e jetës së tij

Ai ka falënderuar të gjithë investitorët në Tive.

Ndërsa, shefi i Riskut në këtë kompani, Josh Allen ka njoftuar se janë duke punësuar interpretures nga të gjitha bota.

“Është një ditë shumë e veçantë për të gjithë në familjen Tive, punëtorët tonë, klientët tonë dhe investitorët tonë. Ne besojmë se jemi në fillimet e ndërtimit të një kompanie të madhe dhe të pavarur. Dhe po, siç mund ta imagjinoni, ne po punësojmë interpretues më të mirë dhe shokë të shquar të skuadrës me një ritëm të shpejtë në të gjitha shitjet”, tha Allen.

Investitorët ekzistues RRE Ventures, Two Sigma Ventures, NextView Ventures, Hyperplane Ventures, Broom Ventures dhe Supply Chain Ventures investuan gjithashtu në Serinë B të Tive, me bazë në Massachusetts.

Kompania deri më tani ka mbledhur 79 milionë dollarë. /Telegrafi/