LAJMI I FUNDIT:

“Tiranë durim”

“Tiranë durim”

Në Galerinë Kombëtare të Arteve, nën kurimin e Natasha Iliqit dhe Adam Szymczykut është hapur ekspozita “Tiranë durim”.

Ndonëse publiku deri më tani është njohur vetëm me veprën “Pallati i ëndrrave ” të artistit Ibrahim Mahamës, që mbulon fasadën e ndërtesës, në “Tiranë durim” do të kenë mundësi që të shohin nga afër edhe vepra të artit realist të realizuara gjatë udhëheqjes së Enver Hoxhës deri në vitin 1990, si Arben Basha, Edison Gjergo, Vilson Kilica, Sadik Kaceli, Lumturi Blloshmi, Rafael Dembo, Sali Shijaku… të sjella përkrah veprave të artistëve, si Anri Sala, Anna Daucíkova, Arnisa Zeqo, Artur Zmijewski, Viktor Popkov, Doruntina Kastrati, Erëmirë Krasniqi…