Ilir Babaramo
Më në fund qeveria Haradinaj ndërmori hapin që një qeveri e Kosovës duhet të kishte bërë të paktën dhjetë vjet më parë. Qeveria e Prishtinës vendosi të zbatojë një taksë prej 100 për qind për çdo produkt serb që hyn në territorin e Kosovës. Ky veprim energjik përbën të vetmen përgjigje ndaj agresionit shumëplanësh të Serbisë. Në mënyrë konstante Beogradi po përdor çdo mjet politik dhe diplomatik për ta kthyer Kosovën një shtet të dështuar dhe për ta mbajtur atë një koloni ekonomike të saj.
Vendimi i qeverisë së Prishtinës erdhi vetëm një ditë pas dështimit spektakolar që pësoi ajo dhe Perëndimi në Dubai, ku u rrëzua për të katërtën herë kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol. Ky rrëzim u shoqërua me një festë deliri në Beograd. Situatë vërtet cinike, madje skizofrenike. Në kohën që nuk e pranon Kosovën si shtet, Beogradi përdor CEFTA-n, marrëveshjen e tregtisë së listë mes shteteve të rajonit për të fituar çdo vit të paktën 500 milionë euro pikërisht nga ky shtet që nuk e njeh, pikërisht nga shteti i cili importet më të mëdha i ka nga Serbia.
Sigurisht qeveritë pasuese të Kosovës e kanë ditur këtë realitet. E kanë pranuar, janë dorëzuar në heshtje nga presioni që bëjnë në Prishtinë ata që rëndom thirren si oligarkë, të cilët janë bërë të tillë përmes statusit si importues të produkteve serbe. Përmes këtij korruptimi politik Kosova është kthyer në një koloni ekonomike serbe, ku thuajse çdo gjë që konsumohet është Made in Serbia. Tentakulat e këtij kolonizimi kanë filluar të shtrihen deri dhe në Shqipëri, ku ashtu si në Kosovë ka vërshuar mielli serb i cilësisë së ulët që në vendet evropiane përdoret si ushqim për kafshët, miell që vjen nga stoqet e vjetruara të ushtrisë serbe.
Vendimi i qeverisë Haradinaj ka shkaktuar reagime negative në Bruksel. Mogerini ka kërkuar që qeveria e Prishtinës ta anulojë këtë vendim, ndërkohë që Thaçi hesht dhe oligarkët kanë filluar të deklarojnë se është një vendim i marrë në gjaknxehtësi. Qeveria Haradinaj nuk duhet lënë e izoluar në këtë nismë. Rrethanat janë të tilla sa shqiptarëve nuk ju kishte ngelur tjetër rrugë ndaj agresionit të Beogradit: vetëm ulja e traut. Madje aparati shtetëror kosovar duhet të trajtojë si kolaboracionist këdo që importon nga Serbia. Zgjidhje ekstreme, por e vetmja në situatën esktreme të krijuar.
Dhjetë vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës strategjia e Beogradit është e qartë: të imponojë ndarjen ose boshnjakëzimin e Kosovës si dhe ta mbajë Kosovën koloni ekonomike të saj. Ka vetëm dy mënyra për t’i ushtruar presion Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës. E para është procesi i anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian. Thënë më teknikisht kapitulli 35 i negociatave Bruksel – Beograd. Përmes këtyre negociatave Beogradi duhet të njohë kufijtë me vendet fqinjë, në të kundërt anëtarësimi i saj ngec. Çelësin e dytë e kanë në dorë shqiptarët. Ti prekin nervin e zbuluar, strategjinë e saj për ekspansion ekonomik. Pikërisht për këtë arsye çdo qeveri në Prishtinë nuk duhet të tërhiqet nga vendimi i fundit i qeverisë Haradinaj deri në njohjen e pavarësisë nga Beogradi, pavarësisht presionit që mund të bëhet. Mjet tjetër nuk kanë në dorë. Nuk ka përse t’i druhet presionit. Beogradi ka dhjetë vjet që është nën presion për të njohur pavarësinë dhe nuk ka lëshuar pe. Në të kundërt, nëse vendimi i qeverisë Haradinaj bie do ishte kapitullim. Presioni i Brukselit do ishte alibi. Rrethanat korruptive do ishin ulëritëse.
Qeveria e Prishtinës nuk duhet lënë vetëm në këtë nismë. Vendimit të saj duhet t’i bashkohet dhe qeveria e Tiranës. Ka dhjetëra arsye. Marrëveshja e CEFTA- mes Moldavisë, Serbisë, Kosovës , Malit të Zi dhe Bosnjës nuk është e patjetërsueshme si dhjetë urdhëresat e Dhiatës së Vjetër. Ajo nuk mund të bjerë ndesh me interesim ekonomik dhe kombëtar të çdo shteti aderues.
Qeveria Rama e ka një shkak të qartë. Beogradi ka bllokuar linjën e intekonjeksionit Shqipëri-Kosovë për vite me radhë, ndonëse për ndërtimin e saj Gjermania ka dhënë një kredi me vlerë mbi 100 milionë euro. Vetëm për këtë arsye Tirana duhet të ulë traun për produktet serbe deri në momentin zhbllokimit të interkonjeksionit. Ca më tepër që nuk bëhet fjalë për një konflikt të Serbisë me Moldavinë. Është konflikt me Kosovën me të cilën qeveria shqiptare po përgatit marrëveshjen e bashkimit doganor.
Historikisht Beogradi është përpjekur ta zgjidhë konfliktin e Kosovës duke negociuar me Tiranën. Në kanalet e tyre të komunikimit mund ta bëjnë këtë demarsh: zhbllokoni interkonjeksionin ose në Shqipëri nuk hyjnë mallra serbe. Ndërkohë që Thaçi hesht dhe Rama nuk ndërmerr këtë hap për të gjithë bëhet e qartë se kryeministri shqiptar mbështet negociatat e dy presidentëve për ndarjen e Kosovës, krejt ndryshe nga çfarë mendojnë të gjithë në të dyja anët e Drinit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës