Tinex, në bashkëpunim me brendin ndërkombëtar të kartelave Mastercard, nis një fushatë, me të cilën blerësit që do të përdorin kasat e vetë-pagesës në marketet Tinex dhe do të paguajnë me kartelën Mastercard të lëshuar nga çfarëdo bankë në vend, do të kenë mundësinë të marrin kthim parash në kartelën e tyre të pagesës.
Fushata do të zgjasë nga data 20.12.2024 deri më 20.01.2025 dhe në të do të marrin pjesë të gjitha kartelat debiti dhe krediti, përveç kartelave të biznesit. Për të marrë kthimin e parave, blerësit duhet të bëjnë të paktën 12 transaksione në kasat e vetë-pagesës në marketet Tinex, me një vlerë totale jo më të vogël se 6.000 denarë. Pas përfundimit të fushatës, të gjithë ata që plotësojnë këto kushte do të marrin kthim parash në vlerë prej 600 denarësh.
Aktualisht, kasat e vetë-pagesës mund të gjenden në marketet Tinex në Qendrën Tregtare Zebra dhe East Gate Mall, ndërsa së shpejti planifikohet vendosja e kasave të tjera të vetë-pagesës në disa pika të tjera shitjeje.
Tinex është i vetmi zinxhir supermarketesh në vend, ku aplikohet sistemi i vetë-pagesës, i cili është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të realizojnë pagesat në markete në mënyrë efikase, të shpejtë dhe të lehtë.
Kjo fushatë përmbyll vitin kur Tinex feston 30 vjet të ekzistencës dhe punës së tij të suksesshme në tregun maqedonas. Edhe në vitet që vijnë, kompania do të vazhdojë të krijojë një përvojë të shkëlqyer për klientët duke zbatuar një qasje inovative në punën e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit