Më poshtë mund të lexoni artikullin “Shqipëria: Delja e zezë”, të 23 qershorit 1961, të revistës Time, që flet për vizitën në BRSS të liderit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha.
Çfarëdo që të jetë, Bosi i Kuq i Shqipërisë, Enver Hoxha, ka demonstruar se është një burrë trim. Kush tjetër do të guxonte të ecte në takim të madh ndërkombëtar komuniste në Moskë nëntorin e kaluar dhe ta quante Nikita Hrushovin një “revizionist” përpara fytyrës së tij? Në të vërtetë, blasfemia e Hoxhës shkoi edhe më larg, sipas një transkripti të pjesshëm të fjalimit të tij që ka arritur botën e jashtme javën e kaluar.
“Kulti i personalitetit nuk aplikohet vetëm për Stalinin”, tha 52-vjeçari Hoxha, si delegat nga 81 partitë e mbarë botës komuniste. “Hrushovi i ka shtrembëruar tezat e leninizmit që të përputhet me qëllimet e tij!”
Hoxha mbështeti kategorikisht Kinën e Kuqe në betejën ideologjike për të mbajtur gjallë stalinizmin, iu vërsul Moskës për organizimin e hakmarrjes kundër Pekinit në konferencën e Bukureshtit.
Hoxha zbuloi se Moska i kishte dërguar një letër shqiptarëve duke i kërkuar mbështetje për fushatën anti-Kinë.
“Por, edhe partive që iu ishte kërkuar që të dënonin kinezët nuk ishin në dijeni për akuzat sovjetike deri disa orë përpara debatit… A kishte mungesë besimi nga Hrushovi dhe udhëheqësit e tjerë të Bashkimit Sovjetik në kauzën e tyre kur ata kishin burime për procedura të tilla?”.
Hoxha zbuloi se Moska ishte përpjekur të kërkonte taktika brutale për të detyruar Shqipërinë të kthehej në linjën e saj. Vitin e kaluar Shqipëria pësoi një krizë.
“Ne kishim furnizim gruri vetëm për 15 ditë. Pas një vonese prej 45 ditësh, Bashkimi Sovjetik na premtoi 10.000 ton në vend të 50.000 tonëve furnizim gruri për 15 ditë për t’u dorëzuar në muajt shtator dhe tetor!”, tha ai. “Ky ishte një “presion i padurueshëm. Minjtë sovjetikë ishin në gjendje të hanin, ndërsa populli shqiptar ishin duke vdekur nga uria””
“Kohët e fundit Malinovsky (ministri sovjetik i Mbrojtjes) sulmoi qeverinë dhe partinë gjatë takimit të shefave të shtabeve të Paktit të Varshavës, dhe Grechko (komandanti i përgjithshëm në Moskë i ushtrive të Paktit të Varshavës), bëri presion mbi ne duke kërcënuar të na përjashtojë nga Pakti i Varshavës. Rusët gjithashtu u përpoqën të konvertonin zyrtarët e partisë së Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë zonjën Liri Belishova, një anëtare e Byrosë Politike, e cila kapitulloi para kërcënimeve të pandershme të Bashkimit Sovjetik.”
“Presioni nga Moska vazhdon”, shpërthente Hoxha, duke nënkuptuar se Hrushovi e kishte kërcënuar për ta flakur jashtë Shqipërinë nga blloku komunist. “Por, aderimi i Shqipërisë ose përjashtimi nga kampi socialist nuk varet nga ju (nënkuptonte Hrushovi), por nga popujt e Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë”.
Performanca e Hoxhës ishte një zbulim shkatërrues i qosheve brenda bllokut komunist, duke bërë që disa ekspertë perëndimorë të dyshonin se tani Shqipëria u hodh jashtë Paktit të Varshavës dhe u izolua nga pjesa tjetër e familjes së Moskës.
Kohët e fundit, pesë nëndetëse sovjetike u spostuan nga Adriatiku dhe u panë të lëviznin përmes kanalit të La Manshit gjatë rrugës për në Rusi. Ekspertët perëndimorë të zbulimit nuk janë ende të sigurt për rëndësinë e lëvizjes, por ata e konsiderojnë të mundshme që rusët mund të kenë vendosur ti mbyllin bazat e tyre të mëdha të nëndetëseve dhe strehimet e ndërtuara në shkëmbinjtë e bregdetit shkëmbor të Shqipërisë. /Marrë nga arkivat e revistës Time/Tirana Observer/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-13-215506-e1739481125833-780x439.png)
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë
![Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/02/PDK-konference-Bedri-Hamza-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja
![Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T203256.532-780x439.jpg)
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim