Timbaland, këngë me zë të Michael Jackson (Video)

Timbaland, i cili ka punuar gjatë këtij viti me disa prej artistëve më të mëdhenj në botë si Jay-Z, Justin Timberlake dhe Robin Thicke, ka bërë të ditur në një intervistë se do të publikojë këngë të reja, por me zë të mbretit të pop muzikës.
Në intervistën për Revolt TV, Timbaland thotë se projektet janë punë e përbashkët e dy mbretërve.
Edhe pse detajet janë ende të pa qarta, Timbaland e ka përmendur një këngë të titulluar “Chicago”.
Më herët gjatë këtij viti Timbaland kishte kritikuar ashpër përdorimin e zërit të këngëtares së ndjerë Aaliyah në këngët “They Don’t Knoë” të Chris Brown dhe “Enough Said” të Drake. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/08/2013
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































