LAJMI I FUNDIT:

Tim Cook spjegon pse iPhone XS Max do të ju kushtoj rreth 1,630 euro

Tim Cook spjegon pse iPhone XS Max do të ju kushtoj rreth 1,630 euro

Blerja e një iPhone XS Max me konfiguracionin më të lartë prej 512GB hapësirë për ruajtje do t’ju kushtoj 1,630 euro. Tani, drejtori i kompanisë, Tim Cook, ka shfaqur logjikën prapa politikës së çmimeve të Apple në një intervistë të re. Duke folur për revistën aziatike Nikkei, Cook sugjeroi se produktet e Apple janë të orientuara drejt një segmenti të tregut që janë të gatshëm të paguajnë më shumë për pajisjet e tyre.

“Ne gjithmonë kemi menduar se nëse ofrojmë shumë inovacione dhe shumë vlerë, ka një segment njerëzish që janë të gatshëm të paguajnë për të,” tha Cook. “Për ne, është një grup mjaft i madh njerëzish që na mundëson të bëjmë një biznes të arsyeshëm.” Si gjithmonë, ka shumë njerëz që nuk janë të gatshëm të dorëzojnë atë shumë të holla për një telefon.


Cook racionalizon më tej çështjen duke thënë se iPhone luan një rol të madh në jetën e njerëzve dhe se Apple ofron pajisje më të vjetra me një çmim të reduktuar për klientët e tjerë. “Shumë gjëra që blinit tani janë kaq të leverdisshme në një pajisje të vetme dhe ato janë zhvilluar shumë më tepër nga ç’mund të ketë ndodhur ndonjëherë si pajisje të pavarura”, tha ai. “Roli i iPhone është bërë shumë më i madh në jetën e njerëzve.” “Ne duam t’i shërbejmë të gjithëve. Ne e kuptojmë se ka një gamë të gjerë të asaj që konsumatorët po kërkojnë dhe një gamë të gjerë çmimesh që njerëzit do të paguajnë. ”

Ndoshta në një përgjigje ndaj akuzave të kostos, Apple prezantoi iPhone XR këtë vit që sjell një ekran OLED me dy kamera për një çmim më të ulët që mund të joshë ata që nuk janë të gatshëm të shpenzojnë për një XS. Për më shumë, ekziston edhe iPhone 7 që me çmimin e nivelit të hyrjes prej 504 eurove, është tani modeli më i lirë që ofron Apple.

Nëse jeni të interesuar në blerjen e një iPhone të ri këtë vit, kjo është lista e plotë e çmimeve:

iPhone XS 64GB: 1,123.50 euro
iPhone XS 256GB: 1292.19 euro
iPhone XS 512GB: 1,517.12 euro
iPhone XS Max 64GB: 1,235.96 euro
iPhone XS Max 256GB: 1,404.66 euro
iPhone XS Max 512GB: 1,629.58 euro

/Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Kalo në kategori