Një nënë e re i dha fund jetës (siç raportohet deri më tani) pasi nuk e përballoi dot turpin pas publikimit të një fotografie intime që disa media/individë sot po e ripublikojnë masivisht. Të thuash kriminale është pak, të thuash më shumë se kriminale prapë mbetet e pamjaftueshme përballë makabritetit virtual. Ana e errët e mediave sociale dhe e një pjese të portaleve u rishfaq sot me ripublikimin e një fotografie që për 27-vjeçaren përkthehej në vetëvrasje, ndërsa për punëtorët e klikimeve përkthehet në para. Një tjetër fatkeqe pre e listës së viktimave të TikTok-ut, një tjetër “balenë blu” që këtë herë ka si kreatorë ca mendje të sëmura, që përveç maskarallëkut, kanë edhe internet.
Nuk mjaftoi vendimi tragjik i nënës së re për t’u arratisur me dëshpërim nga kjo jetë, por gjyqi ndaj saj vijon nga dhjetëra idiotë që hedhin “gurë dixhitalë” mbi të vdekurën, si të ishin kryetarë të gjykatës së moralit. Megjithatë, nuk mund të presësh që idiotë interneti të tregohen njerëz dhe të bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes, mes privates dhe publikes, mes dinjitetit dhe poshtërsisë, por ajo që është shqetësuese është roli i medias në raportimin e gjëmave/kobeve.
Ndërkohë që është i stërprovuar efekti domino i raportimit të detajuar të vetëvrasjeve, në një kohë që është vërtetuar se sensacionalizmi i rasteve fatkeqe çon në dëme afatgjata edhe për shoqërinë, sërish e sërish sillemi njëlloj deri në tragjedinë e radhës, që sërish do të kryhet për të njëjtat shkaqe dhe me të njëjtat mënyra. Të bësh thirrje për etikë dhe vetëpërmbajtje në raportimin e ngjarjeve tragjike rrezikon t’i ngjash njeriut që merr shatin dhe prashit në det.
Shpërndaja e shpejtë e informacionit dhe mundësia që informacionin ta prodhojë dhe shpërndajë kushdo, nevoja për të pasur të shenjtë lirinë e shprehjes dhe dëmi që vjen nga shpërndarja pa kriter e materialeve private/të dëmshme, ka krijuar një realitet të ri që nuk mund të përballohet me instrumentet e kohës para internetit. Krimi në internet nuk mund të luftohet me të njëjtat mjete dhe burime njerëzore si krimi i rrugës. Në kohën kur sa vjen dhe bëhet më i vështirë dallimi mes jetës reale dhe asaj virtuale, problemet e shëndetit mendor dhe krimi kibernetik sa vijnë dhe agravohen për shkak të zhvillimit të shpejtë të teknologjisë. Problemet dhe sfidat epokës digjitale nuk përballohen me instrumente dhe mendësi analoge.
Sot, si kundërpërgjigje ndaj ngjarjes tragjike, Policia e Shtetit publikoi një video nga momenti i ndalimit të personit të dyshuar si shkaktar i humbjes së jetës së 27-vjeçares. Krimi modern luftohet me ligj, struktura dhe vullnet, jo me videoklipe. Institucionet ligjzbatuese (Policia/Prokuroria) nuk janë të pajisura siç duhet as në teknologji dhe as në burime njerëzore për t’u përballur me kriminelët e dukshëm dhe të padukshëm në hapësirën virtuale. Çdo vonesë do të na sjellë viktima të reja dhe videoklipin e radhës.
Forcimi i legjislacionit dhe strukturave do të ishte vetëm njëra anë e medaljes. Media vetë mund të luajë një rol pozitiv me kusht që klikimet mbi fatkeqësi t’i konsiderojë “krim”. Është në dorën tonë nëse do të duam të mbetemi njerëz dhe të respektojmë zinë e tjetrit apo të kthejmë në spektakël edhe vdekjen.
Deri më tani gjithçka ka mbetur vetëm fjalë, duke numëruar viktimat deri sa të vijnë veprat që mungojnë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit