Tifozi anglez befasohet dy herë në Prishtinë: Fillimisht me çmimet e ulëta, pastaj me gjestin zemërgjerë të vendasve
Tifozët anglezë që kanë ardhur në Kosovë për ta përcjellë ndeshjen ndërmjet Dardanëve dhe Tre Luanëve vazhdojnë të mahniten me vendin tonë. Natyrisht se çmimet e ushqimeve dhe pijeve në Prishtinë në krahasim me ato në qytet britanike u duken jashtëzakonisht të lira.
Shumë prej tyre kanë bërë postime të shumta në rrjetet sociale duke u habitur me çmimet e ulëta në vendin tonë, gjë që është e natyrshme nëse krahasohen me të hyrat e tyre.
"Vetëm 1.5 euro për një pije të mirë, 6 euro për picën më të madhe që keni parë - Kosova është më e mira", ka shkruar një prej tifozëve anglezë që ka arritur në Prishtinë.
https://twitter.com/_HarryFoster/status/1195578649564663809
Më tej, ai është mahnitur me mikpritjen që po iu bëhet anglezëve në vendin tonë, duke qenë se qytetarët tanë i kanë qerasur me pije.
"Për t'i bërë gjërat akoma më të bukura, kosovarët lokalë po na paguajnë birra", ka shkruar përdoruesi i Twitterit me emrin Harry Joe.
https://twitter.com/_HarryFoster/status/1195712312637874176
Të dielën mbrëma, me fillim nga ora 18:00 në stadiumin "Fadil Vokrri", Kosova dhe Anglia zhvillojnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian, 'Euro 2020'. /Telegrafi/





























