LAJMI I FUNDIT:

Tifozët grekë shkaktojnë incident në qendër të Shkupit

Tifozët grekë shkaktojnë incident në qendër të Shkupit

Pasditen e sotme në qendër të Shkupit tifozët e klubit grek të hendbollit për femra PAOK kanë shkaktuar një incident të lehtë.

Ata kanë zbritur nga autobusi në afërsi të “Rekordit”, e më pas janë nisur drejt sheshit dhe gjatë rrugës ka pasur një përleshje verbale dhe kanë sulmuar fizikisht një djalë i cili kishte veshur fanellën e klubit të Maqedonisë së Veriut, Vardarit.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme. Policia ka reaguar me shpejtësi dhe ka kthyer tifozët në autobus.


Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, tifozët grekë kanë hyrë në dyqan dhe kanë vjedhur disa shishe me ujë, pas së cilës ka pasur një konfrontim verbal me shitësen.

Tifozët e PAOK-ut u ndaluan nga policia dhe humbën ndeshjen e klubit të tyre kundër Metalurgut.

Grupi i tifozëve u raportua për prishje të rendit dhe qetësisë publike në qendër të qytetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori