Largimi i Neymarit ka zemëruar shumë tifozët e Barcelonës, të cilët kanë filluar të djegin fanellën e tij.

Sulmuesi brazilian është afër përmbylljes së transferimi të tij te Paris Saint-Germain.


Pasi pas shumë pengesave gjatë udhës, përfaqësuesit ligjorë të sulmuesit brazilian e kanë paguar shifrën e kërkuar prej 222 milionë eurove për prishjen e njëanshme të kontratës.

Kjo ka bërë që tifozët katalunas të zemërohen shumë me brazilianin, i cili ka vendosur t’i lë në ‘lloç’ ata.

Nga zemërimi i madh dhe pakënaqësitë e tyre, tifozët Blaugrana kanë filluar të kallin fanellën e tij, dhe disa video janë postuar edhe në internet. /Telegrafi/

telegrafi sport app