LAJMI I FUNDIT:

Tifozat Kuq e Zi kritikojnë dhe paraqesin kërkesat për FSHF-në: Kërkojnë transparencë dhe ndërprerje të bashkëpunimit me Serbinë

Tifozat Kuq e Zi kritikojnë dhe paraqesin kërkesat për FSHF-në: Kërkojnë transparencë dhe ndërprerje të bashkëpunimit me Serbinë

Grupi i tifozëve “Tifozat Kuq e Zi” (TKZ) ka publikuar një listë të kërkesave dhe ankesave drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).  

Në mesin e shqetësimeve kryesore është mungesa e transparencës në shpërndarjen e biletave për ndeshjet e kombëtares dhe organizimi i Kampionatit Evropian për U21 në vitin 2026 me Serbinë.  

Sipas tyre, procedurat aktuale janë të pandershme, duke neglizhuar tifozëritë e organizuara që prej vitesh kanë qenë shtylla e mbështetjes për ekipin kombëtar. 


TKZ thekson se shpërndarja e biletave nuk është e drejtë dhe se tifozëritë e organizuara po përjashtohen në mënyrë të qëllimshme. Kjo sjell një dëm të madh për motivimin e grupeve të tifozëve dhe për atmosferën në stadiume. 

 Një nga incidentet më shqetësuese është marrja e biletave të tyre nën pretekstin e “Gjithëpërfshirjes”, pa asnjë komunikim zyrtar, një veprim që TKZ e quan si hakmarrje për qëndrimin e tyre kritik ndaj bashkëpunimit me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian U21 2027. 

Një nga pikat më të ndjeshme të kritikës është bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë për të organizuar këtë turne. TKZ e quan këtë bashkëpunim si “të papranueshëm” dhe “thellësisht shqetësues”, duke theksuar se Serbia ka një histori të errët të dhunës dhe armiqësisë ndaj shqiptarëve.  

Më poshtë i gjeni ankesat dhe kërkesa e plotë të tifogrupit “Tifozat Kuq e Zi”. 


Pikat tona të kritikës:

1/ Mungesa e transparencës në shpërndarjen e biletave:

  • Procedurat aktuale të shpërndarjes duken të rastësishme dhe të pandershme. Tifozeritë e organizuara si TKZ, të cilat prej vitesh e mbështesin Kombëtaren me shpirt e zemër, po neglizhohen ose po diskriminohen.

2/ Shkelja e strukturave të vendosura të tifozërisë:

  • Në vend që të pranohen tifozëritë e organizuara si një pjesë thelbësore e kulturës së mbështetjes, po përjashtohemi përmes mungesës së komunikimit dhe shpërndarjes së padrejtë të biletave. Kjo jo vetëm që dëmton motivimin e grupeve të tifozëve, por edhe atmosferën në stadiume.
  • Veçanërisht shqetësuese është se na janë marrë biletat nën petkun e “Gjithëpërfshirjes” pa asnjë komunikim zyrtar. Ky hap nga ana jonë konsiderohet qartësisht si hakmarrje për qëndrimin tonë kritik ndaj bashkëpunimit me Serbinë për organizimin e Kampionatit Europian U21 2027.

3/ Bashkëpunimi me Serbinë për Europianin U21 2027:

  • Mbështetja e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për një bashkëpunim me Serbinë është e papranueshme dhe thellësisht shqetësuese për ne.
  • Një bashkëpunim me një shtet që në të kaluarën e afërt ka kryer masakra të tmerrshme ndaj popullit shqiptar dhe që vazhdon të shfaqë armiqësi të hapur ndaj shqiptarëve, përbën një shkelje të çdo etike dhe norme morale.
  • Vendimi për të çuar përpara këtë bashkëpunim pa asnjë konsultim me tifozëritë e organizuara tregon për një mungesë respekti dhe përgjegjësie ndaj të gjithë atyre që prej vitesh qëndrojnë pasionuar pas Kombëtares.

Kërkesat tona:

1/ Një sistem transparent dhe i drejtë për shpërndarjen e biletave, që merr parasysh interesat e tifozerive të organizuara.

2/ Dialogje të rregullta mes Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe grupeve të tifozëve për të identifikuar problemet në kohë dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.

3/ Natyrisht, ne kërkojmë me forcë që kjo bashkëpunim me Serbinë të mos realizohet dhe të ndërpritet menjëherë, pasi është një fyerje e rëndë ndaj gjithë tifozëve shqiptarë dhe një akt që bie ndesh me çdo parim moral e kombëtar.


/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ndërkombëtare
Publikohet lista me top 10 lojtarët më të vlefshëm në botë - dominohet nga yjet e Real Madridit

Publikohet lista me top 10 lojtarët më të vlefshëm në botë - dominohet nga yjet e Real Madridit

Ndërkombëtare
Tifozat Kuq e Zi kritikojnë dhe paraqesin kërkesat për FSHF-në: Kërkojnë transparencë dhe ndërprerje të bashkëpunimit me Serbinë

Tifozat Kuq e Zi kritikojnë dhe paraqesin kërkesat për FSHF-në: Kërkojnë transparencë dhe ndërprerje të bashkëpunimit me Serbinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
“Rrahmani dhe Berisha ende në fazë rikuperimi”  - Foda flet për gjendjen e dy yjeve të Kosovës

“Rrahmani dhe Berisha ende në fazë rikuperimi”  - Foda flet për gjendjen e dy yjeve të Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Me formacionin 4-3-3, me tre yje të rinj në sulm – kështu pritet të luajë Islanda ndaj Kosovës

Me formacionin 4-3-3, me tre yje të rinj në sulm – kështu pritet të luajë Islanda ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori