Poezi nga: Eugenio Montale
Përktheu: Anton Papleka

Ti më telefonon për të më kujtuar
se unë kam thënë: Çmimi Nobel
nuk duhet të pranohet,
sepse nuk ia japin gjithnjë më të mirit.
Forgive me, unë e pranoj nga droja.
Shpërblimi i rëndësishëm nuk është fyerje,
po përkundrazi është një mbrojtje nga grackat
e zhvlerësimit. Mos prit nga një plak
trimëri të mëdha.
Gjithmonë vlerësimet mbërrijnë
me vonesë, kur edhe një titull i lakmuar
të duket fare i kotë.
Koha e ngjarjeve që ndodhin
nuk është koha jonë.