Po vazhdojnë debatet e ashpra ndërmjet Romeo Veshajt dhe Liam Mandiaros.

Kjo nisi pas një deklarate që Liami kishte bërë për partneren e Romeos, banoren Heidi Baci.


Ai e etiketoi atë si striptiste dhe për këtë pati reagime edhe nga banorët e tjerë.

Screenshot 4 27 Foto: Screenshot/Instagram

"Ti je personi më pervers këtu brenda", iu drejtua Liami, prezantuesit nga Vlora.

Ndërkohë që ky i fundit ia ktheu: "Ti je i neveritshëm".

Screenshot 5 15 Foto: Screenshot/Instagram

Ata vërehet dukshëm që nuk kanë raporte të mira dhe se kanë pasur përplasje këtë kohë.

Romeo veç kësaj ka qenë i ashpër edhe me Meriton Mjekiqin, të cilin e kishte shok të mirë përpara hyrjes në këtë reality shou. /Telegrafi/