LAJMI I FUNDIT:

Thyen heshtjen pas 19 vitesh, Sean Paul thotë se nuk ka qenë i përfshirë në një romancë me Beyoncen: Do të doja, është e bukur

Thyen heshtjen pas 19 vitesh, Sean Paul thotë se nuk ka qenë i përfshirë në një romancë me Beyoncen: Do të doja, është e bukur
Beyonce dhe Sean Paul

“Baby Boy”, kënga e Beyonce e vitit 2003 me Sean Paul ishte një hit masiv teksa edhe sot, ai vazhdon të pyetet për marrëdhënien e tij të përfolur me yllin e muzikës pop.

Kur u pyet nga Marlow Stern i “The Daily Beast” nëse ishte në një lidhje dashurie me fituesen e “Grammy”, u përgjigj: “Jo! Do të doja. Ajo është e bukur”.

Ai tha se ishte emocionuar kur ajo i kërkoi të bashkëpunonte me të, por shpejt rrodhën thashethemet se dyshja ishin bashkë. Kjo përkundër faktit se ajo ishte në lidhje me reperin Jay-Z.


“Duhej të flisnim për këtë”, tha Paul, duke shpjeguar se biseda e tyre erdhi pas dy herëve të para që ata performuan këngën.

“Ne kishim vetëm tre shfaqje dhe një ishte në Reggae Sumfest. Në atë kohë, ne ishim të dy në turneun Rock the Mic. Ky ishte viti 2003”, tha Paul. “Ajo nuk ishte në të çdo ditë, por vinte në takime të caktuara dhe bënte këngën [“Crazy in Love] me [Jay-Z]. Një ditë, ne u larguam për të realizuar klipin dhe më pas në Sumfest. Kjo ishte hera e parë. Hera e dytë ishte në Los Angeles dhe një gjë e çuditshme ndodhi – dhe mendoj se kjo ishte ajo që filloi thashethemet. Gjëra të çuditshme filluan të ndodhin në shfaqje, gjë që ishte e çuditshme”.

Reperi Sean Paul publikon video nga performanca ku Rita Ora i bëri 'twerk' në skenë: Ndoshta një ditë do të kemi një bashkëpunim
Lexo po ashtu Reperi Sean Paul publikon video nga performanca ku Rita Ora i bëri 'twerk' në skenë: Ndoshta një ditë do të kemi një bashkëpunim

Paul, i cili lindi Sean Henriques, kujtoi se koncerti në Los Angeles nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Sean Paul dhe Beyonce (Foto: YouTube)

“Unë bëra shfaqjen time dhe më pas ajo po performonte, dhe më thanë të qëndroja pranë sepse do të interpretojmë “Baby Boy””.

Pastaj erdhi shfaqja e tretë në Skoci.

“Ajo ishte koha kur biseduam, sepse thashethemet qarkulluan me të madhe. Unë shkova në Skoci dhe ishte kjo ngjarje e MTV-së dhe kishte paparacë kudo”, shtoi Paul. “Ne përfunduam duke bërë provat dhe gjithçka ishte mirë, dhe performanca do të ishte aty ku do të dilja nga poshtë skenës, dhe më pas ne të dy ecim në një qendër të madhe në mes të stadiumit, i cili ishte i rrethuar nga zjarri”.

Pas kësaj, ne sqaruam gjërat me njëri-tjetrin dhe menduam se përse u bë e gjithë kjo.

Beyonce (Foto: YouTube)

Në një paraqitje në mars 2020 në “Access Daily”, Paul tha se kënga e tij me artisten e “Single Ladies” ishte “një gjë e mahnitshme” për të. /Telegrafi/

Sean Paul dhe Beyonce (Foto: YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Kalo në kategori