Bournemouth pret që transferimi i sulmuesit Antoine Semenyo te Manchester City të zyrtarizohet brenda 48 orëve të ardhshme.

Kjo vjen pas bisedimeve pozitive të zhvilluara të hënën lidhur me strukturën e pagesave që lidhen me klauzolën e lirimit të lojtarit.


Semenyo tashmë ka arritur marrëveshje verbale për kushtet personale me Manchester Cityn, duke i hapur rrugë përfundimit të transferimit.

Megjithatë, në këto momente Bournemouth ende shpreson që sulmuesi të mund të bëjë një paraqitje lamtumire ndaj Chelseat të martën, në kuadër të ndeshjes së radhës në Liga Premier.

Semenyo u kërkua me ngulm nga shumica e gjigantëve anglezë, si Man Unitedi dhe Liverpooli, por që lojtari preferonte Cityn.

Këtë edicion, Semenyo ka zhvilluar 16 paraqitje në Ligën Premier, ku ka kontribuar me tetë gola e tre asistime në proces./Telegrafi

telegrafi sport app