LAJMI I FUNDIT:

Thoni lamtumirë lëkurës së yndyrtë me ndihmën e sodës së bikarbonatit (video)

Thoni lamtumirë lëkurës së yndyrtë me ndihmën e sodës së bikarbonatit (video)

Lëkura e flokut gjithmonë ju bëhet e yndyrtë? Provoni këtë recetë të thjeshtë por të efektshme.

Në shamponin tuaj hidhni sodë bikarbonati, pastaj përzieni derisa të bëhet si pastë, transmeton Telegrafi.

Lajini flokët njëherë në mënyrë të zakonshme, pastaj përzierjen e shamponit me sodë fërkojeni mirë gjithkah nëpër lëkurë të kokës.


Mbajeni pesë minuta. Flokët lajini njëherë me thartinë molle, pastaj me ujë.

Edhe njëherë lajini me shampon të zakonshëm.

Regjeneratorin vëreni në majë të flokëve apo përdoreni sprejin i cili nuk avullon. /Telegrafi/