Bianca Gascoigne u ka ofruar ndjekësve të saj në Instagram një “dhuratë” për festat e fundvitit.

Thjeshtra e ish-futbollistit Paul Gascoigne ka publikuar një video teksa bën tonifkimin dhe ‘ngritjen’ e të pasmeve.


gas

Ylli televiziv ka afro 52 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa videoja ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime.

“Trajtim për veten nga koka te gishti”, ka shkruar biondja në përshkrimin e videos.

Bianca shfaqet e veshur me një bluzë pa krahë në pjesën e sipërme dhe me brekë që i ekspozojnë shumë në pjesën poshtme. Ndryshe, ajo pritet të bëhet pjesë e versionit të të famshmëve të Big Brother (Celebrity Big Brother).

Bianca Gascoigne është një modele dhe personazh televiziv në Britani të Madhe. Ajo është vajza e Sheryl Gascoigne, ish-gruas së mesfushorit të dikurshëm anglez, Paul Gascoigne. /Telegrafi/