Neymari ka shënuar gol dhe Brazili siguroi fitore të rëndësishme.

Por, pasoja të mëdha mund të ketë ky veprim i Neymarit, i cili po akuzohet për sjellje jo sportive.


Pikërisht sulmuesi i kombëtares së Brazilit në fund të pjesës së parë u konfrontua me gjyqtarin Bjorn Kuipers.

Gjyqtari refuzoi që të ndëshkojë brazilianin dhe Neymari në disa imazhe të ITV Sport shihet se si fjaloset me gjyqtarin.

itv 1 Momenti kur Neymar përplaset me gjyqtarin

Aty pranë shfaqet edhe Marcelo që po ashtu përfshihet në këtë diskutim kontravers me gjyqtarin e takimit në fund të pjesës së parë.

Neymar më vonë shënoi dhe Brazili siguroi fitore, por tashmë kanë filluar thirrjet që ai të suspendohet prej adhuruesve anë e mbanë botës. /Telegrafi/

telegrafi sport app