LAJMI I FUNDIT:

Thirrje publike shpërblyese për raportim për refugjatët në Maqedoni, gjatë vitit 2017

Thirrje publike shpërblyese për raportim për refugjatët në Maqedoni, gjatë vitit 2017

Shoqata maqedonase e juristëve të rinj në bashkëpunim me Komisionerin e Kombeve të Bashkuara për refugjatë – UNHCR dhe Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë shpall:

“Thirrje publike për shpërblim për raportim profesional mbi situatën e refugjatëve në vitin 2017 në Maqedoni”


Artikujt dhe fotografitë e dorëzuara do të vlerësohen nga një panel i përbëre nga gazetarë, fotografë dhe ekspertë të medias nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, anëtarë të Shoqatës maqedonase e juristëve të rinj dhe nga përfaqësues të Përfaqësuesit të UNHCR-së në Shkup. Komisioni do të vlerësojë çdo dorëzim individualisht duke u përqendruar në atë se si janë paraqitur historitë të refugjatëve dhe nëse ajo përmban tiparet e raportimit profesional.

Dorëzimet duhet të bien në kategoritë e mëposhtme:
• Një artikull ose seri artikujsh
• Emision, shtesë, dokumentar i shkurtër
• Fotografi

Dorëzimet duhet të përqëndrohen në përvojën e refugjatëve, azilkërkuesve dhe kërkuesve të mundshëm të azilit, dhe të kenë kontribuar në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet që lidhen me to.

Të gjithë dorëzimet e dërguar do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

• Është realizim gazetaresk i autorit i publikuar në media gjatë vitit 2017 (nga 01.01.2017 deri më 31.12.2017)
• Përfshin histori autentike në lidhje me përvojën e refugjatëve dhe azilkërkuesve
• Tregon ndjeshmëri dhe respekt për refugjatët dhe rrethanat në të cilat këta persona kanë arratisur shtëpitë e tyre
• Shmangin senzacionalizimin dhe stereotipet
• Aplikantët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë

E rëndësishme:
• Autori mund të konkurrojë me deri në 3 artikuj / histori / fotografi
• Artikujt e shkruara duhet dërguar në formatin PDF me datë botimi;
• Video materialet duhet dërguar në CD/DVD me datë botimi;
• Fotografitë të jenë në formatin JPG, të paktën 2000 piksele në anën e gjatë dhe me rezolucion 300 dpi. Të specifikohet data e botimit dhe media ku është botuar.
• Të gjitha aplikimet mund të dërgohen me e-mail në contact@myla.org.mk me titull Thirrje publike për shpërblim për raportim profesional mbi situatën e refugjatëve në vitin 2017 në Maqedoni; ose të dorëzohen me postë ose personalisht zyrën e Shoqatës së juristëve të rinj të Maqedonisë, në Rr. Donbass 14 / 1-6, 1000 Shkup në zarf të vulosur me titullin e thirrjes.
• Më shumë informacione në lidhje me thirrjen dhe dorëzimin e artikujve mund të merrni në tel.077/587-642 ose në otanceva@myla.org.mk

Për dorëzimet më të suksesshëm do të jepen nga tri çmime për tri kategoritë të ndryshme, me një vlerë totale prej 240.000 denarë, si më poshtë:
• Vendi i parë 40,000 denarë, vendi i dytë 25.000 denarë dhe vendi i tretë 15.000 denarë.

Afati i fundit për aplikim është 20.05.2018
Fituesit do të shpallen deri më 15.06.2018, dhe shpërblimet do të prezantohen në Ditën botërore të refugjatëve, 20.06. 2018./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori