Një nxënëse është therur me thikë nga një nxënës tjetër, në shkollën “8 Marsi” në Pejë. Rasti nodhi të martën rreth orës 08:30.
Për këtë rast është ndaluar për 24 orë i dyshuari i mitur. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe organizata joqeveritare “Syri i Vizionit”.
Në një reagim kjo organizatë ka shprehur shqetësimin e thellë për incidentin e ndodhur në shkollën “8 Marsi” në Pejë, ku një nxënëse është lënduar si pasojë e një sulmi me thikë nga një bashkë-nxënës.
“Ky akt i papranueshëm është një tregues i nevojës urgjente për masa më të mira sigurie dhe për edukim të avancuar mbi sjelljen e sigurt dhe të përgjegjshme brenda shkollave.
Ngjarjet e tilla nuk janë vetëm dhunë fizike, por edhe një cenim i rëndë i sigurisë psikologjike të nxënësve, personelit shkollor dhe prindërve. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë dhe arrestimi i të dyshuarit është për t’u vlerësuar, por duhet të ndjeket nga hetime të plota dhe zbatimi i masave të duhura ligjore”, thuhet në reagimin e tyre.
“Syri i Vizionit” ka kaërkuar nga institucionet arsimore, organet e drejtësisë dhe Ekipi për të Drejtat e Fëmijës: Siguri më e lartë në shkolla: Rritjen e masave parandaluese për të shmangur futjen e mjeteve të rrezikshme në ambientet shkollore, mbështetje për viktimën dhe komunitetin: Ofrimin e mbështetjes psikosociale për viktimën dhe për nxënësit e tjerë të shkollës, edukimi për parandalimin e dhunës: Krijimin e programeve edukative që promovojnë dialogun dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe zbatim të politikës për mbrojtjen e fëmijës dhe përgjegjësi nga institucionet: Një bashkëpunim më i ngushtë mes shkollave, prindërve dhe policisë për të krijuar një mjedis të sigurt për nxënësit.
““Syri i Vizionit” mbetet e angazhuar për të mbështetur komunitetin arsimor dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një mjedisi ku nxënësit mund të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur. Kërkojmë që rasti të trajtohet me seriozitetin maksimal për të parandaluar përsëritjen e situatave të ngjashme”, thuhet në reagim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më duket se vdes për ty po nuk e pranon dot”, Egli pretendon se Jozi ka pëlqim për Gjestin
“Largohu, mos më hajde më”, Gjesti i ashpër me Eglin - banorja qan me dënesë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
Gjesti flet për Big Brother Kosova: Edhe pse më kanë bërë me hile, Zoti më ka hapur një derë tjetër
Xuxi flet për fitoren e Drilonit: A e kanë votuar populli, u kry ky muhabet
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës