Theri nënën disa herë me thikë në Dibër, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin

26-vjeçari që pak ditë më parë plagosi nënën e tij në Maqellarë të Dibrës, do të kurohet në një spital psikiatrik.
Gjykata vlerësoi sot si të ligjshëm arrestimin e tij dhe caktoi masën e sigurimit personal “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”.
Ndaj të dyshuarit I.S, rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Autori përballej prej kohësh me shenja të depresionit. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre, ndërsa e plagosura me iniciale N. S., u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.
Ndryshe, 50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest. /Tch/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































