Theret një i mitur në Lipjan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi ishte therur me thikë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Medvec në Lipjan, të hënën në ora 14:30.
“Viktima mashkull kosovar (i mitur) është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i mitur)”, thuhet në raport.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































