LAJMI I FUNDIT:

Themelohet Komisioni për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Themelohet Komisioni për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në mbledhjen e qeverisë kanë miratuar propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues ndër institucional për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE).

Ai përmes një konference për media ka thënë se gjatë mbledhjes së qeverisë kanë miratuar 24 vendime.

Kurti theksoi se këtë vit do të bëjnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sikur që është bërë në Këshillin e Evropës.


“Sot themeluam Komisionin ekzekutiv për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian si një grup ndërinstitucional që do të jetë përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu tha se për nder të ditës së Pavarësisë së Ukrainës, sot kanë marr vendim për qëndrimin e gazetarëve të Ukrainës në Kosovë.

“Sot në ditën e Pavarësisë së Ukrainës morëm vendim për qëndrimin e gazetarëve të Ukrainës në Kosovë. Ky është një akt i solidaritetit. Në oborrin e qeverisë po valëviten flamujt e Ukrainës”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori