LAJMI I FUNDIT:

Thellohet skandali Negreira, mësohet shuma që ai fitonte në muaj nga Barcelona

Thellohet skandali Negreira, mësohet shuma që ai fitonte në muaj nga Barcelona

Janë zbuluar detaje të reja për sa i përket pagesave që Jose Maria Enriquez Negreira ka marrë çdo muaj nga Barcelona në skandalin e njohur tashmë si “Negreira”, i cili ka pushtuar qe disa javë Spanjën.

Ish-gjyqtari dhe ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira arriti të tërhiqte deri në 20 mijë euro në muaj nga llogaritë e tij, ndërsa ai paguhej nga FC Barcelona.

Sipas mediumit “El Mundo”, hetimet e Prokurorisë kanë vërtetuar, dalje të konsiderueshme parash nga depozitat bankare të ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA).


Football Leaks ofron më shumë detaje për 'rastin Negreira', detajon pagesat e Barcelonës
Lexo po ashtu Football Leaks ofron më shumë detaje për 'rastin Negreira', detajon pagesat e Barcelonës

Burimet e hetimit nuk hezitojnë t’i cilësojnë këto operacione si “skandaloze”.

Prokuroria ka verifikuar gjithashtu se Enriquez Negreira nuk ka asnjë pronë në emër të tij dhe se ka shkëputur plotësisht marrëdhënien me djalin e tij.

“Ato shuma parash, nuk vinin në shtëpi”, Ish-bashkëshortja e Negreirës i “bën favor” Barcelonës rreth skandalit të pagesave
Lexo po ashtu “Ato shuma parash, nuk vinin në shtëpi”, Ish-bashkëshortja e Negreirës i “bën favor” Barcelonës rreth skandalit të pagesave

Kështu pritet që në javët në vijim të dalin në dritë më shumë lajme për ‘Barçagate’.

Këtë të enjte, Komiteti Teknik i Gjyqtarëve do të japë një konferencë për shtyp për këtë çështje së bashku me Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori