Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid 'ende flasin' dhe 'kalojnë kohë' së bashku, por modelja nuk ka ndërmend të marrë ndonjë hap tjetër në lidhje me këtë.

Fituesi i “Oscar”-it, 48 vjeç, i cili ditë më parë u fotografua me modelen Vittoria Ceretti, ndezi për herë të parë thashethemet romantike me Hadid, 28 vjeçe, gati një vit më parë në shtator 2022.


Edhe pse dyshja janë parë duke u shoqëruar shumë herë në të kaluarën, një burim i tha Us Weekly: “Leo dhe Gigi ende flasin me raste dhe ata e shohin njëri-tjetrin mjaft shpesh sepse udhëtojnë në rrethe të ngjashme miqsh”.

74777633 0 image a 10 1693176188418 Foto: Getty Images

“Ata e respektojnë njëri-tjetrin dhe argëtohen kur janë bashkë, por nuk është diçka më shumë”, ka treguar më tej burimi.

“Ajo është më se e lumtur duke jetuar si beqare dhe duke u fokusuar te vajza dhe karriera e saj”.

74777511 0 image m 9 1693176179156 Foto: Getty Images

Ylli ndan dy vjeçaren, Khai, me ish-anëtarin e “One Direction”, Zayn Malik.

Çifti i përfolur fillimisht nxiti spekulimet për romancë pasi morën pjesë në një festë pas Javës së Modës në New York në shtator 2022.

74777569 0 image a 11 1693177963873 Foto: Getty Images

Disa muaj më vonë në nëntor, DiCaprio dhe Hadid shijuan darkën së bashku në Big Apple.

Kjo vjen pas romancës katërvjeçare të Leonardos me modelen e famshme, Camila Morrone.

Screenshot 9 48 Foto: Instagram

Megjithatë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë raporti i tyre. /Telgrafi/