LAJMI I FUNDIT:

“Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve”, analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

“Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve”, analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Analisti Astrit Gashi ka komentuar pritshmëritë dhe rezultatet e deritanishme të votave të diasporës në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pasur një performancë të dobët.

Sipas Gashit, PDK priste të merrte nga 12 deri në 15 mijë vota nga diaspora, por deri më tani nuk ka arritur këtë pritshmëri.

Ai shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka një shpërndarje të balancuar të votave, ndërsa për Vetëvendosjen ngriti shqetësime mbi mënyrën e votimit dhe rezultatet e saj të larta.


“Ankesat e Vetëvendosjes janë propagandë e ulët dhe e poshtër. Problematike është shpërputhja e madhe në numrin e votave në përfaqësitë diplomatike. Është e dyshimtë, veçanërisht kur kemi parë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka shkuar në konsulata për të folur për zgjedhjet”, tha Gashi në emisionin “Debat Plus”.

Ai e cilësoi befasues rezultatin e PDK-së dhe Nismës, duke vënë në dukje se në zgjedhjet e kaluara PDK kishte arritur 5 mijë vota pa ndonjë angazhim të madh në diasporë, ndërsa këtë herë nuk ka pasur ndonjë rritje të konsiderueshme.

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës
Lexo po ashtu Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Nga ana tjetër, analisti Lirim Mehmetaj ka ngritur shqetësime për parregullsi gjatë numërimit të votave, veçanërisht për rezultatet e Vetëvendosjes dhe ndryshimin radikal të LDK-së.

“E dyshimtë është rezultati prej 80% i LVV-së në përfaqësitë diplomatike, por edhe ndryshimi i papritur i votës së LDK-së. Këto anomali tregojnë për një kontaminim të procesit zgjedhor. Shteti ka ndërhyrë për të manipuluar votën”, tha Mehmetaj.

Ai shtoi se ka parë fakte që tregojnë për një proces të paqartë dhe të dyshimtë të transportimit të votave nga diaspora në Kosovë.

“Kam foto ku votat me thasë janë lënë në stacione të autobusëve. Procesi është i kontaminuar”, theksoi ai.

Këto dyshime rreth votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike mund të nxisin hetime nga institucionet përkatëse për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori