Thani flokët në mënyrën e duhur: Thani flokët kur janë të njomura, jo të lagura
Tharja e flokëve është shprehi e përditshme pa të cilën damat nuk dëshirojnë të dalin nga shtëpia
Tharjen e flokëve në shtëpi shpesh e bëjnë rutinë, mirëpo janë të pakta ato dama të cilat dinë që assesi nuk do të duhej t’i thanin flokët e lagura, por vetëm flokët e njomura (gjysmë të thata). Vetëm atëherë duhet t’i thani me tharëse flokësh për të pasur frizurën të mirë, transmeton Telegrafi.
Në cilën mënyrë të zgjidhni tharësen dhe brushën më të mirë të flokëve, si edhe cilat janë ato këshilla të mira për dukje sa më të mirë dhe për shkëlqim të frizurës suaj?
Vëllimi
Për t’u dukur flokët tuaj sikur sapo keni dalë nga salloni, me duar ngrini rrënjën e flokut dhe pastaj thani me tharëse. Ky është hap shumë i rëndësishëm i cili flokëve tuaj do t’u japë efektin e duhur.
Përdorimi i drejtë i brushës
Femrat, përgjithësisht, nuk e përdorin drejt brushën dhe kështu shkatërrojnë flokët. Vendoseni brushën e rrumbullakët në rrënjë, mbështilleni deri në fund, pastaj kthejeni prapa deri te rrënja, duke drejtuar tharësen në atë tufë flokësh dhe rrënjë. Pastaj mbështillni skajet në brushë dhe përfundojeni tharjen.
Kujdes me pikat
Nëse dëshironi të kenë vëllim në flokët tuaj, qitni produktin drejtpërdrejt në rrënjë, sepse nëse e qitni në skaje do t’i rëndojë flokët tuaj dhe do t’i tërheqë nga poshtë. Gjithashtu, për të “qëndruar” më gjatë frizura, nuk duhet ta çimentoni me llak flokësh.
Largojeni llakun dhe spërkatni butësisht
Thani flokët lehtë, përdorni në mënyrën e duhur shtesat. A ju kujtohet ajo shtesa të cilën e keni marrë kur keni blerë tharësen e flokëve dhe të cilën nuk e keni ditur përse shërben?
Atë shtesë të ngushtë për fund të tharëses përdorni patjetër kur i thani flokët – në atë rast ajri i ngrohtë është i përqendruar në një tufë flokësh dhe do të keni efekt të shkëlqyeshëm.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'