Presidenti i Kosovës ka ‘ekzagjëruar’ një princip të tij sa i përket takimeve zyrtare në presidencë duke deklaruar se njerëz që ‘kanë probleme me ligjin’ nuk mund të jenë prezentë në takimet e tij.
Në anën tjetër ai para kësaj deklarate ka përdorur autoritetin e tij zyrtar për të dekoruaru njerëz për të cilët kanë problem me ligjin.
Para dy ditësh, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi komentoi takimin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Gjatë kohës kur Thaçi po vizitonte një fabrikë vendore u pyet lidhur me takimin e Haradinajt me Milan Radojçiqin dhe Goran Rakiq, nënkryetari dhe respektivisht kryetari i Listës Serbe.
Ai potencoi se si President mund të takohet me të gjithë përfaqësuesit e partive politike, por sipas tij jo me ata që kanë probleme me ligji.
“Unë takohem me përfaqësuesit e të gjitha partive politike, shqiptarë dhe jo shqiptarë. Takohem për të disktuar për hapat të mëtutjeshme të vendit në procesin euroatlantik… por edhe për të komunikuar dhe për t’iu shërbyer të gjithëve. Natyrisht se çdo përfaqësi politike që kërkon takim në Presidencë verifikohet përbërja e delegacioneve që ata që kanë probleme me ligjin nuk mund të jenë prezentë në takimet që mban Presidenti i vendit pavarësisht nga etnia që e ka”, ka thënë Thaçi.
Duke mos bërë krahasime në mes të personaliteteve që do të jenë pjesë e këtij shkrimi, Krypometri ka veçuar disa takime që Thaçi kishte me personat që kanë pasur ose kanë probleme me ligjin. Më datën 22 shkurt të këtij viti, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se ka dekoruar ish-gjeneralin e UÇK-së, Sami Lushtaku.
Përmes një statusi në Facebook, Thaçi çmoi kontributin e ish-Kryetarit të Skenderajt për lirinë e Kosovës.
“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit pavarësisë, dekorova gjeneralin Sami Lushtaku, njërin nga komandantët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Z. Lushtaku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shkroi ai.
Sami Lushtaku që kishte shërbyer si Kryetar i Komunës së Skenderajt aktualisht po përballet me tre aktakuza të ndryshme për vepra penale.
Aktakuza e parë e rastit të njohur si KEK2 e ngarkon Lushtakun për veprën penale të shtytjes në keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa aktakuza tjetër ka të bëjë me arratisjen nga QKUK-ja në kohën sa Lushtaku ndodhej në paraburgim në Rastin “Drenica”.
Rishtazi, Sami Lushtaku u bë pjesë edhe një aktakuze që ka të bëjë me mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve
Prokuroria e Gjakovës në maj ka ngritur aktakuzë për mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve ndaj Ministrit të Diasporës, Dardan Gashi së bashku me pesë persona të tjerë, përfshirë Sami Lushtakun.
Në fund të vitit të kaluar, në medie u publikua videoja që u tha se është xhiruar në festën që Fatmir Limaj e organizuar në Banjë të Malishevës pas lirimit nga akuzat për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre, policia dhe prokuroria kishin filluar hetimet.
Në video shihet që Sami Lushtaku, Dardan Gashi dhe i liruari tjetër nga akuzat Endrit Shala, gjuajnë me armë pa kontroll, vetëm duke hapur dritaret e odës ku festojnë lirimin e Limajt.
Thaçi gjatë kohës sa ishte kryetar i PDK-së ishte kritikuar që për kryetar të komunave kishte kandiduar persona me aktakuza. Pjesë e PDK-së ishte edhe Xhabir Zharku i cili u dënuar me vendim të formes së prerë, por ai iku në Suedi dhe nuk e vuajti dënimin.
Thaçi është takuar sot gjatë ditës me lushtakun.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit