LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Vendimi për Asociacionin, hap i rëndësishëm për Kosovën

Thaçi: Vendimi për Asociacionin, hap i rëndësishëm për Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, në një takim të përbashkët janë dakorduar për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për draftimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“E mirëpres gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të bëjë funksional Ekipin Menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se “ky është një hap tjetër i rëndësishëm i Kosovës në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.


Kreu i shtetit ka thënë se Kosova është e përkushtuar për dialog dhe për të ndërtuar marrëdhënie të mira në mes të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Kosova është shembull i akomodimit të të gjitha komuniteteve dhe i promovimit të dialogut si mjet i vetëm për ndërtimin e paqes së qëndrueshme, në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori