LAJMI I FUNDIT:

Thaçi uron sekretarin e zgjedhur të OKB-së, António Guterres

Thaçi uron sekretarin e zgjedhur të OKB-së, António Guterres

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të zgjedhurin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, si sekretar i përgjithshëm i ardhshëm i Kombeve të Bashkuara.

“Jam shumë i kënaqur që përvoja e gjatë e sekretarit të ardhshëm të OKB-së dhe përpjekjet e palëkundshme të tij për të siguruar mbështetje dhe kujdes për refugjatët në mbarë botën, për të mobilizuar asistencën ndërkombëtare për të zhvendosurit, janë vlerësuar nga të gjithë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të punuar me sekretarin e zgjedhur António Guterres dhe Kombet e Bashkuara për të mirën e paqes dhe prosperitetit në mbarë botën”, ka thënë presidenti Thaçi në urimin e tij, thuhet në një njoftim të Presidencës.


Gjithashtu, shtohet se presidenti Thaçi e ka vlerësuar lart edhe kontributin personal të sekretarit të zgjedhur, António Guterres, në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës.

“Bota përballet me një numër të madh të sfidave të cilat kërkojnë që Kombet e Bashkuara të qëndrojnë të forta në përpjekjet e tyre”, ka thënë ai.

“Sekretarit të zgjedhur të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, presidenti Thaçi i uron suksese në kryerjen e detyrave të rëndësishme në pozicionin e tij të ri”, përfundohet në njoftimin e Presidencës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Kalo në kategori