LAJMI I FUNDIT:

Thaçi uron 12 vjetorin e pavarësisë: Integrimi në institucionet euroatlantike mbetet e vetmja alternativë

Thaçi uron 12 vjetorin e pavarësisë: Integrimi në institucionet euroatlantike mbetet e vetmja alternativë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë qytetarët për përvjetorin e 12 të pavarësisë.

Thaçi ka bërë të ditur se për të ardhur te Dita e shpalljes së Pavarësisë, është dashur shumë përpjekje, mund dhe sakrifica të mëdha për shumë breza me radhë.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi, ka bërë të ditur se kurrë nuk do të harrohet sakrifica e mijëra dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Sot Kosova feston ditën më të veçantë në historinë e saj të re, ditën e shpalljes së Pavarësisë.
Për të ardhur deri te 17 shkurti 2008 u deshën përpjekje, mund dhe sakrifica të mëdha për shumë breza me radhë.
Në fund të shekullit të njëzet populli ynë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shteteve të Europës, tërë botës demokratike e liridashëse, me intervenimin e NATO-s u çlirua përfundimisht nga okupimi dhe represioni i Serbisë.

Brenda një periudhe tranzicioni, në bashkërendim me miqtë ndërkombëtarë, Kosova shpalli Pavarësinë dhe brenda një kohe të shkurtër u njoh nga shtetet më të fuqishme të botës, nga demokracitë më të avancuara të globit.
Gjatë këtyre dymbëdhjetë viteve Kosova ka shënuar të arritura të mëdha në rrafshin nacional, në konsolidimin e institucioneve, përparimin ekonomik, në kultivimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe funksionimin e shtetit ligjor.

Në planin e jashtëm Kosova ka luajtur dhe luan rol paqësor, duke qenë faktor i stabiliteti në rajon.
Kosova ka arritur të jetë pjesë e shumë institucioneve ndërkombëtare, me synim të qartë për integrim të plotë në BE, NATO dhe KB.
Për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj integrimi në institucionet euroatlantike mbetet e vetmja alternativë.
Kosova ka gatishmëri që të jap kontributin e saj në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve me shtetin e Serbisë, përmes ndërmjetësimit të BE-së dhe ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe në këtë përvjetor, si gjithmonë Kosova shpreh falënderimet e thella dhe mirënjohje për shtetet mike, që e përkrahën në ditët e vështira, për shtetet mike që e ndihmuan dhe e ndihmojnë edhe në këtë fazë drejt procesit të integrimeve euroatlantike.
Kosova nuk harron kurrë sakrificën e mijëra dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidëve, të mijëra martirëve dhe të qytetarëve që u sakrifikuan për lirinë dhe Pavarësinë e saj.

Kosova ka hyrë në dekadën e dytë të pavarësisë me besim, shpresë dhe bindje për një ardhmëri më të mirë dhe më të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori