LAJMI I FUNDIT:

Thaçi tregon për takimet në SHBA: Qindra miliona dollarë investime në Kosovë, posa të arrihet marrëveshja me Serbinë

Thaçi tregon për takimet në SHBA: Qindra miliona dollarë investime në Kosovë, posa të arrihet marrëveshja me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën për media ka thënë se gjatë takimeve në SHBA i është thënë se janë të gatshme qindra miliona dollarë, për investime në Kosovë, posa të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një konference për shtyp, e cila ka ardhur pasi që i është “pamundësuar që këtë ta bënte në Kuvendin e Kosovës, Thaçi i ka cilësuar si shumë të rëndësishme dhe të suksesshme të gjitha takimet e bëra në Uashington.


Në këtë drejtim, përcjell Telegrafi, ai ka përmendur edhe diskutimet për mundësinë që të arrihet një marrëveshje e paqes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë.

Presidenti theksoi se në takim me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, ky i fundit ka shprehur përkrahjen e tij të plotë për arritjen e marrëveshjes së paqes me Serbinë.

“Takim shumë i rëndësishëm dhe shumë i suksesshëm ishte pritja te Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Të dy u pajtuam se kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Unë e sigurova se nuk do të lejojmë që asgjë të cenojë këtë marrëdhënie speciale dhe besimin e ndërsjellë që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Thaçi.

Po ashtu, Thaçi tha se ka marrë përkrahjen e zëvendës-sekretarit të Mbrojtjes, David Norquist për anëtarësimin në NATO.

“Në Pentagon jam pritur nga zëvendëssekretari i Mbrojtjes, David Norquist, me të cilin kemi biseduar për të arriturat e ushtrisë së Kosovës dhe për nevojën që edhe Kosova të jetë sa më parë në NATO. Kemi marrë mbështetje të plotë të zëvendës-sekretarit Norquist për këtë aspiratë tonën”, ka theksuar ai.
Ndërsa, më selinë e Departamentit të Shtetit sipas tij është pritur edhe nga Adam Bohler, Shef i International Development Finance Corporation.

“Ai më tregoi për qindra milionë dollarë të gatshëm për investim në Kosovë, për zhvillim ekonomik, posa të arrihet paqja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori