LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takoi kryetarët e odave ekonomike, flasin për gjendjen e krijuar nga përhapja e Coronavirusit

Thaçi takoi kryetarët e odave ekonomike, flasin për gjendjen e krijuar nga përhapja e Coronavirusit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukuqin, si dhe Kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekën, me të cilët ka biseduar për hapat që duhet ndërmarrë për t’i ndihmuar punëtorët dhe afaristët kosovarë në rrethanat e krijuara pas përhapjes së Coronavirusit.

Thaçi u shpreh se pandemia e COVID-19 është sfidë për shëndetësinë, por edhe për ekonominë e Kosovës dhe të tërë globit.


“Është e rëndësishme që të ndërmerren hapa për ta ruajtur edhe ekonominë e vendit”, u shpreh Thaçi.

Kryetarët Ruqiki dhe Zeka dhanë rekomandimet e tyre si të ndihmohen punëtorët dhe bizneset, por edhe kompanitë që ofrojnë shërbime për qytetarët në ditët dhe në muajt në vijim.

Presidenti Thaçi u shpreh se shteti do të ndërmarrë masa që t’iu dalë në ndihmë të gjithë atyre që do të goditen edhe në aspektin ekonomik nga rrethanat e krijuara nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hargreaves: Dua të shoh më shumë bashkëpunim në fushën e ekonomisë, ka potencial për investime edhe nga diaspora në Kosovë

Hargreaves: Dua të shoh më shumë bashkëpunim në fushën e ekonomisë, ka potencial për investime edhe nga diaspora në Kosovë

Ekonomi
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
Kalo në kategori