LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takoi ambasadorët e Kuintit dhe shefen e Zyrës së BE-së, flasin për dialogun, FSK-në dhe anëtarësimin në INTERPOL

Thaçi takoi ambasadorët e Kuintit dhe shefen e Zyrës së BE-së, flasin për dialogun, FSK-në dhe anëtarësimin në INTERPOL

Presidenti Thaçi ka takuar sot në mëngjes ambasadorët e vendeve të Kuintit, shefat e ambasadave të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit, me theks të veçantë në çështjet e dialogut, INTERPOL-it, FSK-së dhe liberalizimit të vizave.

Duke folur për dialogun, presidenti Thaçi mirëpriti përkrahjen unike të bashkësisë ndërkombëtare për dialogun dhe negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, pa paragjykuar apo kushtëzuar epilogun e tyre, thuhet në njoftim.

“E mirëpres qëndrimin tuaj unik, se dialogu është rruga e vetme për të ecur drejt integrimeve euroatlantike dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Suksesi i këtij procesi varet nga uniteti politik në Kosovë, por në masë të konsiderueshme edhe nga uniteti i shteteve të Kuintit”, u shpreh presidenti Thaçi.


Presidenti po ashtu theksoi se Kosova është afër finalizimit të procesit të anëtarësimit në INTERPOL dhe kërkoi koordinim dhe angazhim të shtuar “në këtë fazë finale të një procesi të rëndësishëm për sigurinë në Kosovën dhe më gjerë”.

Në çështjen e liberalizimit të vizave, presidenti u shpreh se është fondamentale që të mos ketë vonesa në marrjen e vendimit meritor për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, për FSK-në pohoi se ka filluar procesi i përgatitjes së ndryshimeve në 3 ligje, që të zgjerohet mandati i FSK-së.

“Transformimi i FSK-së është proces i pandalshëm, i pakthyeshëm, që po bëhet me kujdes dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, u shpreh presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori