Për herë të parë dhe ekskluzivisht sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, flet për idenë e bashkimit Kosovë- Shqipëri.

Para një paneli të analistëve nga Tirana e Prishtina në një bashkëpunim mes RTV Dukagjinit dhe Abc News, Thaçi do të tregojë se sa është serioze mundësia e bashkimit.


Thaçi do të flasë edhe për marrëdhëniet me Sali Berishën, Edi Rimën dhe liderët e tjerë të rajonit.

Për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen përfundimtare me të.

61208172 1688129827998525 2451997576610709504 n

Të gjitha përballë analistëve Arben Ahmeti, Fidan Rama, Astrit Gashi, Imer Mushkolaj, Mirela Milori, Mentor Kikia, Mimoza Koçiu dhe Fatos Hakorja.

Sonte nga ora  20:30 në RTV DUKAGJINI dhe ABC NEWS debati me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.