LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i shkruan Trumpit për 4 korrikun, thotë se mbetet i përkushtuar që të arrijë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi i shkruan Trumpit për 4 korrikun, thotë se mbetet i përkushtuar që të arrijë marrëveshje paqësore me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, më 4 Korrik, në përvjetorin e 243-të të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ia ka dërguar një letër homologut të tij amerikan, Donald Trump.

Në këtë letër, presidenti Thaçi ka shkruar se në këtë ditë, Kosova qëndron krenare si shteti më proamerikan në botë, duke i ndarë vlerat tona të përbashkëta dhe parimet e vizionin për një botë të lirë dhe të drejtë.

Presidentit të SHBA-së, presidenti Thaçi i ka shprehur falënderim në emër të popullit të Kosovës për mbështetjen në kohërat tona më të rënda dhe për mbështetjen në rindërtimin e vendit dhe shoqërisë sonë pas tragjedive dhe shkatërrimit nga lufta. “Sot, ne punojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, ka shkruar ndër të tjera presidenti Thaçi.

Kjo është letra e plotë e presidentit Thaçi e përkthyer në gjuhën shqipe:

I nderuari Z. President, Në përvjetorin e 243-të të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju përcjell urimet më të sinqerta në emër te popullit të Kosovës dhe në emrin tim si President i Republikës së Kosovës. Në këtë ditë, Kosova qëndron krenare si shteti më proamerikan në botë, duke i ndarë vlerat tona të përbashkëta dhe parimet e vizionin për një botë të lirë dhe të drejtë.

Këtë 4 Korrik në Kosovë po e festojmë me inaugurimin e ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një testament ky i forcimit dhe thellimit të vazhdueshëm të miqësisë sonë dhe partneritetit tonë strategjik. Këtë vit Kosova përkujtoi 20 vjetorin e hyrjes së trupave paqeruajtëse të NATO-s, të udhëhequra nga SHBA-ja, për të na sjellë liri dhe paqe në Kosovë dhe në rajon. Ne mbesim përherë falënderues për mbështetjen tuaj në kohërat tona më të rënda dhe për mbështetjen tuaj në rindërtim in e vendit dhe shoqërisë sonë pas tragjedive dhe shkatërrimit nga lufta.

Sot, ne punojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon. Duke ju referuar letrës që Ju më keni dërguar dhjetorin e kaluar, më lejoni të konfirmoj se mbes i përkushtuar që të arrijmë një marrëveshje paqësore përfundimtare me Serbinë, që do të sjellë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në mes vendeve tona dhe tërë rajonit. Në fazën kritike në këtë proces, më lejoni të theksoj se lidershipi dhe vizioni Juaj mbesin qenësor për këtë synim. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sinqerisht, Hashim Thaçi

President i Kosovës. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori