LAJMI I FUNDIT:

Thaçi priti admiralin James Foggo: Kosova përjetësisht mirënjohëse ndaj KFOR-it dhe NATO-s

Thaçi priti admiralin James Foggo: Kosova përjetësisht mirënjohëse ndaj KFOR-it dhe NATO-s

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Admiralin e Marinës së SHBA-së, James Gordon Foggo III, i cili shërben si Komandant i Forcave të Marinës së SHBA-së për Evropë.

Kreu i shtetit i ka thënë admiralit amerikan se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

“Po punojmë që të krijohen kushtet për të vazhduar dialogu, si mënyrë e vetme për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. U jemi mirënjohës për përkushtimin tuaj në ruajtjen e paqes në Kosovë dhe rajon”, u shpreh presidenti Thaçi.


Thaçi dhe admirali James Foggo kanë folur edhe për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili është proces i koordinuar me KFOR-in dhe NATO-n.

Në anën tjetër, admirali i marinës së SHBA-së, James Gordon Foggo III, theksoi se dialogu është rruga e vetme që çon përpara.

“KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë paqe e siguri”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se viti 2019 është shpallur vit i NATO-s në Kosovë për të kujtuar dhe nderuar përkushtimin dhe sakrificën e ushtarëve të shteteve të NATO-s për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori