LAJMI I FUNDIT:

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Kanadasë, Alan Bowman

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Kanadasë, Alan Bowman

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të Kanadasë, jo-rezident për Kosovë, Alan Bowman.

Presidenti Thaçi duke i uruar sukses në punën e re ambasadorit Bowman, shprehu falënderimin e institucioneve të Kosovës për përkrahjen që i ka dhënë Kanada shtetit të Kosovës.


“Kanada na ka përkrahur gjithmonë, veçanërisht në këto tri dekadat e fundit, duke pranuar refugjatë gjatë luftës dhe duke kontribuar në NATO, duke ndihmuar paqen dhe rindërtimin dhe duke na përkrahur tani në konsolidimin ndërkombëtar të shtetit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ambasadori Bowman u shpreh se Kanadaja përkrah Kosovën dhe përpjekjet për paqe dhe stabiliteti si dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe të tërë rajonit.

Presidenti Thaçi konkludoi se Kanada është partner strategjik i Kosovës dhe kërkoi thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori