LAJMI I FUNDIT:

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori japonez

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori japonez

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori jo rezident i Japonisë për Republikën e Kosovës, Kiyoshi Koinuma.

Presidenti ka falënderuar ambasadorin Koinuma për mbështetjen që Japonia i ka dhënë në nivelin politik dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes fondeve dhe granteve të ndryshme.

“Japonia ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe na ka përkrahur vazhdimisht në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë”, u shpreh Presidenti Thaçi. “Ne do të vazhdojmë me këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe intensifikim të marrëdhënieve bilaterale, sidomos të shkëmbimit ekonomik dhe kulturor”.


Ambasadori Koinuma u shpreh i gëzuar me detyrën e tij të re dhe konfirmoi dëshirën e tij për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën.

“Viti 2019 shënon dhjetëvjetorin e vënies së marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve. Do të shendojmë këtë me bashkëpunim më intensiv”, u shpreh Ambasadori Koinuma.

Presidenti Thaçi ka uruar ambasadorin Koinuma për detyrën e re. “Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur”, u shpreh Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori