Presidenti Thaçi në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung” ka folur për luftën, intervenimin e NATO-s dhe për raportet e tij me presidentin serb 20 vjet pas luftës, kur asokohe ishte Ministër i Informacionit i Sllobodan Millosheviqit, derisa Thaçi udhëheqës i UÇK-së.
Për “Süddeutsche Zeitung”, Thaçi ka thënë se kjo është një marrëdhënie e vështirë, por është e nevojshme të kemi një kanal të hapur të komunikimit.
“Sepse është pikërisht ky dialog, i cili ka parandaluar shumë gjëra të shëmtuara që mund të kishin ndodhur mes dy vendeve tona. Por, nuk ndjej asnjë kënaqësi për ta bërë këtë.
“Të dy e dimë prej nga jemi. Por, kjo nuk është një pengesë për ne që të punojmë për paqe”.
Kjo është intervista e plotë e Thaçit për “Süddeutsche Zeitung”:
Süddeutsche Zeitung: A ju kujtohet ku ishit më 24 mars 1999 – në kohën kur filluan bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë?
Hashim Thaçi: Isha në male, në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Ne ishim njoftuar paraprakisht nga NATO-ja, që atë ditë do të fillonte bombardimet.
Süddeutsche Zeitung: Pas 20 vjetëve, sa e madhe është mirënjohja për Perëndimin?
Hashim Thaçi: Ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës. Pa ndërhyrjen ushtarake, shqiptarët sot nuk do të ekzistonin në Kosovë dhe bombardimet ndaluan spastrimin etnik.
Süddeutsche Zeitung: Paqe të vërtetë nuk ka as pas 20 vjetësh. Për të marrë një ulëse në Kombet e Bashkuara dhe mundësinë për t’u bërë anëtare e BE-së, duhet të arrini një marrëveshje, me anë të së cilës, Serbia e njeh Kosovën si shtet të pavarur. A mundet të ketë kjo ende sukses?
Hashim Thaçi: Nuk ka alternativë. Një marrëveshjeje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë po aq e suksesshme sa ishte marrëveshja ndërmjet Gjermanisë dhe Francës. Në anën tjetër, Status Quo-ja, në realitet do të thotë regres të vazhdueshëm, sepse ajo destabilizon rajonin.
Süddeutsche Zeitung: A keni mbështetje të mjaftueshme brenda vendit për të bërë kompromise me serbët?
Hashim Thaçi: Më shumë se 70 për qind e kosovarëve mbështesin dialogun me Serbinë.
Süddeutsche Zeitung: A mund të jenë ndryshimet e kufijve pjesë e kësaj marrëveshjeje?
Hashim Thaçi: Ne synojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila përfundimisht do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, deri tani asgjë nuk është në tavolinën e bisedimeve, nuk ka harta. Kjo temë është bërë e madhe dhe ekzagjeruar nga mediat.
Süddeutsche Zeitung: Por, jo vetëm mediat po flasin për të. Një mbështetje e tillë së fundmi ekziston edhe nga Brukseli dhe Uashingtoni…
Hashim Thaçi: Unë kam folur drejtpërdrejt me presidentin Trump. Mesazhi i tij për të dyja palët është i qartë: përfitoni nga momentumi, lëvizni përpara dhe mos lejoni që tragjeditë e së kaluarës të përsëriten.
Süddeutsche Zeitung: A i keni vendosur shpresat krejtësisht tek SHBA-ja?
Hashim Thaçi: Nga e kaluara ne e dimë se BE-ja asnjëherë nuk ka qenë në gjendje që t’i zgjidhë gjërat vetëm.
Süddeutsche Zeitung: A vlen kjo edhe sot?
Hashim Thaçi: Për të qenë i sinqertë, sot edhe më pak.
Süddeutsche Zeitung: A nuk janë korrigjimet e kufijve në Ballkan shumë të rrezikshme?
Hashim Thaçi: Të gjitha shtetet e Ballkanit kanë çështje të hapura kufitare, nga Sllovenia dhe Kroacia deri në Maqedoninë Veriore. Vetëm vitin e kaluar, pas tre viteve dramë, e kaluam një mosmarrëveshje kufitare me Malin e Zi. Por, për çështje të tilla duhet të tregojmë kujdes të veçantë.
Süddeutsche Zeitung: Sipas mendimit tuaj, si mund te duket një korrigjim i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?
Hashim Thaçi: Për ne është e qartë, Kosova gjithsesi do të mbetet një shtet shumetnik dhe nuk do të ketë kufij përgjatë vijave etnike.
Süddeutsche Zeitung: Cila është marrëdhënia juaj personale me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq? Qysh në luftë, 20 vjet më parë, të dy ju qëndruat në pozita të rëndësishme. Ai si Ministër i Informacionit i Sllobodan Millosheviqit, ju si udhëheqës i UÇK-së. Sot vazhdimisht takoheni dhe detyroheni të negocioni…
Hashim Thaçi: Është një marrëdhënie e vështirë, por është e nevojshme të kemi një kanal të hapur të komunikimit. Sepse është pikërisht ky dialog, i cili ka parandaluar shumë gjëra të shëmtuara që mund të kishin ndodhur mes dy vendeve tona. Por, nuk ndjej asnjë kënaqësi për ta bërë këtë. Të dy e dimë prej nga jemi. Por, kjo nuk është një pengesë për ne që të punojmë për paqe.
Süddeutsche Zeitung: A flisni për atë që ndodhi 20 vjet më parë?
Hashim Thaçi: Ai ka humbur, unë kam fituar. Por, unë nuk dua të ngarkojë diskutimet me të kaluarën.
Süddeutsche Zeitung: Ende ka akuza kundër jush personalisht nga ditët e luftës. Një raport nga Këshilli i Evropës ju akuzon për përfshirje në vrasje dhe trafikim të organeve. Kohët e fundit, një gjykatë speciale ndërkombëtare ka filluar punën në Hagë për të hetuar krimet e luftës të kosovarëve. A keni frikë nga gjykata?
Hashim Thaçi: Këto pretendime monstruoze janë konstruktuar në Serbi. Por nëse thirrem, do të shkojë. Është e rëndësishme për ne që e vërteta del në dritë.
Süddeutsche Zeitung: Sa është i rëndësishëm përpunimi i së kaluarës?
Hashim Thaçi: Kjo është e rëndësishme, por ne nuk mund të mbetemi peng i së kaluarës sonë. Jam i bindur se tani është momenti i duhur për paqe.
Süddeutsche Zeitung: Pse tani?
Hashim Thaçi: Për herë të parë në Serbi ne kemi një bashkëbisedues, i cili është i gatshëm të ulet me ne dhe të diskutojmë të gjitha çështjet, duke përfshirë njohjen e Kosovës. Dhe pas shumë vitesh të neglizhencës, tani përsëri ka një vëmendje të madhe për ne në BE dhe SHBA. Nëse e humbasim atë tani, rrezikojmë të humbim dekada.
Süddeutsche Zeitung: Ka zëra se një marrëveshje mund të nënshkruhet në Uashington në qershor?
Hashim Thaçi: Janë përsëri spekulime mediatike, nuk ka asgjë të vërtetë. Por, unë dua të bëj gjithçka për të siguruar që një marrëveshje e tillë të bekohet në Shtëpinë e Bardhë.
Süddeutsche Zeitung: Në vitin 2019?
Hashim Thaçi: Pse jo.
Süddeutsche Zeitung: Vizioni juaj për Kosovën në 20 vjetët e ardhshme?
Hashim Thaçi: Anëtar i NATO-s dhe BE-së. Një rajon i tërë që jeton sipas standardeve evropiane. Me kufij të hapur. Gjërat për të cilat sot po debatojmë, do të duken qesharake. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: LDK-ja nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Sonte tërmet në Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit