LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për Mikullovcin: Ai gjithnjë ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë

Thaçi për Mikullovcin: Ai gjithnjë ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e Adem Mikullovcit, pas vdekjes së aktorit.

Thaçi ka thënë se Mikullovci ishte gjithnjë në shërbim të interesit publik, transmeton Telegrafi.

“Sot qenka ndarë nga jeta aktori i njohur Adem Mikullovci. Edhe si aktor, edhe si delegat që votoi Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik dhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, por edhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai gjithnjë ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.


Thaçi ka shkruar tutje se “Kontributi i tij në art, kulturë dhe politikë do të kujtohet përgjithmonë”.

“Ngushëllime familjes Mikullovci dhe të gjithë artdashësve, miqve dhe të afërmve të tij”.

Ndryshe, aktori Mikullovci ka ndërruar jetë mbrëmë pas mesnate. Lajmin për vdekjen e aktorit Mikullovci e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori