Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën më të madhe në Zvicër “BLICK” ka thënë se Kosova do të ecë përpara, për të qenë pjesë e barabartë në organizatat ndërkombëtare, siç është edhe OKB-ja.
Thaçi ka thënë se Kosova i ka të freskëta kujtimet për masakrat e kryera nga shteti serb, por ka shtuar se është e përkushtuar për të punuar për të ardhme më të mirë për veten dhe Ballkanin.
“Kosova nuk ka pas vetëm miq dhe partner në botë, por ka pasur edhe oponentë edhe kundërshtarë që për fat të keq e kanë ngadalësuar procesin e njohjeve ndërkombëtare. Shpresoj që këto pengesa në të ardhmen do të hiqen dhe Kosova do të bëhet pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Thaçi në këtë intervistë.
Ai ka folur edhe për lidhjet e forta që janë mes Kosovës e Zvicrës, edhe si shkas i numrit të madh të shqiptarëve nga Kosova që jetojnë në Zvicër. Presidenti ka shprehur falënderim për shtetin e Zvicrës për mbështetjen e dhënë në kohë më të vështira.
“Do i jemi gjithmonë mirënjohës Zvicrës për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, sistemimin e refugjatëve atje në kohën më të rëndë, por edhe njohjen që ia ka bërë Kosovës prej vendeve të para në botë. Zvicra ka qenë prej vendeve të para që ka folur për domosdoshmërinë e pavarësisë së Kosovës, prandaj ka domethënie historike për ne kjo mbështetje”, deklaruar ai.
Presidenti ka theksuar se shteti i Kosovës është meritë e drejtpërdrejt edhe e mbështetjes masive e diasporës.
“Unë kam qenë një nga ta. Këta 200 000 shqiptarë të Kosovës në Zvicër kanë luajt një rol shumë të rëndësishëm për mbijetesën e Kosovës, familjet e tyre, shoqëria, shteti, rezistenca. Kanë ndarë kafshatën e gojës, për lirinë e Kosovës”, ka shtuar ai.
Teksa ka folur për krimet e Serbisë në Kosovë, presidenti Thaçi ka thënë se çdo familje është e prekur, por rinia është e përkushtuar që të ndërtojë një të ardhme në paqe, gjithmonë duke kujtuar edhe të kaluarën.
“Njerëzit e rinj duan që të jenë pjesë e familjes evropiane, duan një Kosovë evropiane, por mendoj edhe në Serbi duan një Serbi evropiane. Prandaj, ne duhet si lidership të nxitohemi më shpejt, njerëzit duan një Kosovë evropiane, por nuk e harrojnë dhunë e Serbisë. Sepse, të gjithë janë të prekur në familje, kanë humbur familjarët e vet. Mirëpo, është shumë me rëndësi vizioni për të ardhmen që e kanë, jo hakmarrje, por me punu për të ardhmen”, thotë presidenti, duke theksuar se luftërat në Ballkan kanë përfunduar
“Problemet aktuale janë të njëjtat që i kanë të gjitha vendet në Ballkan. Demarkimin e kufijve, reformat në legjislacion, ekonomi, politikë, interpretime të ndryshme për ngjarje të ndryshme. Mirëpo, unë besoj që në të ardhmen jo të largët do ta ndërtojmë një narracion të përbashkët”, deklaron Thaçi.
Sa i përket dialogut me Serbinë, presidenti i Kosovës thotë se po punohet maksimalisht që këtë vit të ketë një marrëveshjes përfundimtare mes dy shteteve.
“Ne dëgjohemi edhe në telefon si dy presidentë të dy vendeve, unë dhe Vuqiq. Që çdo herë të preventojmë diçka të keqe që mund të ndodhë, që të mos përsëriten rastet e trenit, muri në veri. Raportet janë konstruktive. Por, kurrkush mos të pret që ne do të duhemi aq shpejt mes veti, sepse edhe shumë shkëmbe duhet me lëvizë për me ndodhë kjo punë. Jemi shumë të vetëdijshëm se pa arritje të marrëveshjes mes dy vendeve tona nuk kemi të ardhme evropiane asnjëri vend. Se a do të jemi të kritikuar, natyrisht se do të jemi të kritikuar. Dialogu s’ka alternativë. Definitivisht dialogu është interes i përbashkët, por është edhe interes i rajonit. Sepse paqja në mes Kosovës dhe Serbisë, është paqe për krejt rajonin, por edhe siguri për investimet evropiane dhe amerikane në krejt Ballkanin Perëndimor”, është shprehur ndër të tjera presidenti Thaçi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Në Tupallë të Medvegjës mbahet manifestimi “Takimet e Vendlindjes”
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës