LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Njerëzimi po e shkatërron natyrën

Thaçi: Njerëzimi po e shkatërron natyrën

Presidenti i vendit,  Hashim Thaçi ka thënë se Dita e Tokës, 22 Prilli, i shërben tërë botës si alarm për rritjen e kujdesit dhe për një ndërgjegjësim kolektiv për rëndësinë e mjedisit ku jetojmë.

“Njerëzimi sot është një prej dëmtuesve më të mëdhenj të tokës, pyjeve, lumenjve dhe gjitha resurseve të tjera, prandaj ne të gjithë duhet të reflektojmë dhe të jetojmë duke u përkujdesur për gjithçka që na rrethon. Shkenca ka grumbulluar mjaft fakte që tregojnë se dy dekadat e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e planetit tonë”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Postimi i plotë:


Dita e Tokës, 22 Prilli, i shërben tërë botës si alarm për rritjen e kujdesit dhe për një ndërgjegjësim kolektiv për rëndësinë e mjedisit ku jetojmë. Njerëzimi sot është një prej dëmtuesve më të mëdhenj të tokës, pyjeve, lumenjve dhe gjitha resurseve të tjera, prandaj ne të gjithë duhet të reflektojmë dhe të jetojmë duke u përkujdesur për gjithçka që na rrethon. Shkenca ka grumbulluar mjaft fakte që tregojnë se dy dekadat e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e planetit tonë. Duhet që secili prej nesh të përkujdeset që mjedisi të jetë sa më i pastër dhe me sa më shumë gjelbërim, si dhe të kufizojmë përdorimin e produkteve që ndotin dhe dëmtojnë natyrën. Vetëm atëherë ne të gjithë do të jetonim më shëndetshëm dhe do ta ruanim planetin tonë për gjeneratat e ardhshme! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori