LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Nënshkrimi i marrëveshjes për autostradën dhe linjën hekurudhore me Serbinë, hap i shkëlqyeshëm drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare

Thaçi: Nënshkrimi i marrëveshjes për autostradën dhe linjën hekurudhore me Serbinë, hap i shkëlqyeshëm drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Nënshkrimi i letrave të interesit ndodhi pak para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje, presidenti Hashim Thaçi e cilësoj si mesazh i mirë për rajonin.


“Fillimisht dëshiroj të falënderoj ambasadorin Grenell që ka bërë të mundur të arrihet kjo marrëveshje.

Marrëveshja e sotme e hekurudhave dhe autostradave është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres dhe vende të punës, çka i duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Serbi. Kosova beson në lidershipin e presidentit Trump dhe Administratën që gjatë gjithë kësaj periudhe dhe viti punojnë për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi. Kjo është rruga që duhet të ndjekim në të ardhmen dhe të mos mbetemi peng i të kaluarës së hidhur mes vendeve dhe popujve tonë”, ka thënë Thaçi.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi tha se ky është një tjetër moment historik.

“Një tjetër moment historik! Së pari, marrëveshja për trafikun ajror dhe sot kemi nënshkruar marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat në mes Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit presidentit Donald Trump për udhëheqjen tuaj dhe ambasadorit Richard Grenell për vendosmërinë. Një hap i shkëlqyeshëm drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare paqeje në mes dy vendeve”, ka shkruar Thaçi.

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi për linjën hekurudhore dhe autostradën 
Lexo po ashtu Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi për linjën hekurudhore dhe autostradën 

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë në prezencën e ambasadorit Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori