Malisheva ka arritur një fitore me rezultat të thellë 6-1 ndaj Feronikelit.

Ishin mysafirët të cilët kaluan në epërsi, derisa pjesa e parë përfundoi baras pas realizimit nga Mërgim Pefqeli 1-1.


Në pjesën e dytë Malisheva shënoi edhe pesë gola të tjerë për të marrë tri pikë të mëdha në luftë për mbijetesë

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi kishte vendosur disa lojtarë të rinj në formacionin bazë, por me të inkuadruar titullarët në pjesën e dytë gjërat ndryshuan për të mirë tek skuadra e tij.

"Pjesa e parë ishte e barabartë, pasi rrezikuam me disa lojtarë të rinj të cilëve iu besuam të luajnë në këtë ndeshje".

Arsim Thaci 2

“Jemi në nivel më të lartë se Feronikeli marrë parasysh situatën te kjo skuadër. Në pjesën e parë ishim të barabartë, por në pjesën e dytë bëmë ndryshime në formacion dhe kjo ndikoi".

"Futbollistët e kuptuan se kushdo që është kundërshtar, duhet të jepet më e mira në fushë. Shpresojmë që t’i përmirësojmë gabimet e pjesës së parë për duelin tjetër”, tha Thaçi.

Me këtë fitore Malisheva ngritët në fitoren e shtatë në tabelë me 26 pikë, sa ka edhe Prishtina. /Telegrafi/

telegrafi sport app