LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në Forumin e Dubrovnikut: Do ta formojmë ushtrinë

Thaçi në Forumin e Dubrovnikut: Do ta formojmë ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Dubrovnik Forum”, ku ka folur për çështjet të ndryshme me të cilat është ballafaquar Kosova.

Thaçi, në prani të pjesëmarrësit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova, si shtet sovran, e ka edhe detyrim kushtetues ta formojë ushtrinë, e cila do të bëhet në partneritet me NATO-n.

“Ne jemi vend sovran dhe kemi të drejtë kushtetuese për këtë”, deklaroi presidenti Thaçi.


Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë për të cilin tha se është zotim i Kosovës ta vazhdojë atë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Është zotim i yni që të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi të vetëdijshëm se kemi ardhur në një pikë, në një proces të ri, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Presidenti s’e ka lënë pa përmendur edhe rezultatet e arritura të Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Në vitin e fundit nuk e kemi asnjë qytetarë që ka lëvizur drejt Sirisë. Në këtë drejtim Kosova ka bashkëpunuar me të gjithë partnerët ndërkombëtar, megjithëse ka qenë e privuar duke mos qenë pjesë e organizatave si Interpoli. Do të vazhdojmë të jemi shumë aktivë në luftimin e ekstremizimt, radikalizmit dhe çfarëdo tjetër që paraqitet”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Edicioni i 12 i Forumit të Dubrovnikut është hapur sot nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Tema e edicionit të sivjetëm është “Bashkëpunimi Adriatiko-mesdhetar dhe siguria e vendeve të Europës Jug-lindore”.

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori