LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kritikon vendet e Quintit për mosunitet rreth marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi

Thaçi kritikon vendet e Quintit për mosunitet rreth marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi
Foto: Ridvan Slivova-Telegrafi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas kthimit nga Berlini, ka folur rreth Samitit të Berlinit me liderët e Ballkanit Perëndimor, i cili u ftua nga kancelaria gjermane Angela Merkel, dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Thaçi gjatë konferencës për media tha se në Samitin e Berlinit është diskutuar për raportet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


“E kam theksuar shumë qartë se perspektiva evropianë fatkeqësisht për Kosovën vazhdon të mbetet një frazë e mirë për veshët por nuk po bëhet asgjë konkrete nga Bashkimi Evropian për Kosovën. Jostabiliteti aktual në marrëdhëniet e Kosovës me shtetet fqinje, është rezultat i mosnjohjes së Kosovës nga shteti i Serbisë dhe Bosnja e Hercegovina”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se edhe 20 vite pas luftës dhe 11 vite pas shpalljes së pavarësisë, Serbia vazhdon ta cenojë Kosovën.

“Serbia vazhdon të cenojë Kosovën, të sillet në mënyrë joevropiane, e Bashkimi Evropian vazhdon të heshtë ndaj kësaj sjellje armiqësore dhe antievropiane të Serbisë. Kjo sjellje antievropiane e Serbisë, ka bërë të ketë ngrirje të njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së. Si rrjedhojë, Kosova e ka të pamundur të bëjë hapa konkret për anëtarësim në BE dhe NATO”, u shpreh Thaçi.

Presidenti tutje foli edhe procesin e dialogut, ku theksoi se Serbia vazhdon ta kushtëzoj rifillimin e këtij procesi, raporton Telegrafi.

“Dialogu i filluar në vitin 2011 tani është i bllokuar nga Serbia, e cila ka kushtëzuar vazhdimin e tij me lloj lloj kërkesash. Dialogu nuk mund të kushtëzohet nga asnjëra palë. Pak a shumë për shkak të ndikimit negativ të Serbisë, marrëdhëniet e Kosovës me Bosnjën e Hercegovinën janë në nivelin më të ulët, e kjo u pa edhe në takimin e Berlinit, dhe kjo është shqetësuese”, theksoi presidenti Thaçi.

Thaçi më tej shtoi se normaliteti dhe pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë është i pamundur për aq kohë sa nuk dënohet gjenocidi i Serbisë në Kosovë dhe për aq sa kohë ajo vazhdon ta mohojë atë.

“Serbia i ka pamundësuar Kosovës që të zbatojë në praktikë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Është veprim i papranueshëm kushtëzimi i dialogut me heqjen e taksës. Vendosja e taksës ka qenë vendim i domosdoshëm dhe legjitim dhe si i tillë mbetet në fuqi”, u shpreh Thaçi.

Presidenti u tregua i ashpër edhe me pesë vendet e Quintit, si Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mosunitet rreth arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përpjekjet tona të përbashkëta për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse janë injoruar. Faktori ndërkombëtarë në mënyrë specifike, vendet e Quintit nuk kanë dëshmuar unitet dhe përkrahje unike në përpjekjet tona për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundonte me njohje reciproke. Ky mosunitet ka pasur reflektime negative në sferën lokale por edhe atë ndërkombëtare. Unë vazhdoj të jem ai që bënë thirrje që ky unitet mes shteteve të Quintit të ndërtohet, sepse ai unitet i tyre do të mund të sjelltë një fuqizim dhe angazhim edhe në Kosovë por edhe në Serbi në mënyrë që të jetë një marrëveshje e pranueshme, gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese e që do të përfundonte me njohje reciproke”, tha Thaçi.

Ai e ritheksoi se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi pa rolin e SHBA-ve.

“Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi është e pamundur pa rolin vendimtar të SHBA-ve”, u shpreh Thaçi.

Thaçi shtoi se në Samitin e Berlinit nuk ka dalë asnjë ide e re për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi dhe se të gjitha alternativat janë të hapura për mundësinë e arritjes së një marrëveshje përfundimtare.

Presidenti nuk kurseu kritika për Bashkimin Evropian edhe sa i përket liberalizimit të vizave , duke thënë se Kosova vazhdon të mbetet padrejtësisht si vendi më i izoluar në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori